web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO- “Publikohen mesazhet/ Kiara i nxjerr “të palarat” produksionit të BBV

2023-04-05 15:34:00, Lifestyle CNA

VIDEO- “Publikohen mesazhet/ Kiara i nxjerr “të palarat”

Në rrjet po qarkullon një video, e cila tregon mesazhet që ka shkëmbyer Kiara Tito me Jurgenën, vajzën e shumëpërfolur që u tha se menaxhonte llogaritë e rrjeteve sociale të Luiz Ejllit.

Duke lexuar bisedën mes vajzave, kuptohet se si futja e katër ish-banorëve në “Big Brother” nuk ishte aspak në dorën e publikut. Kiara Tito e dinte më herët se do të rikthehej në shtëpi. Gjithashtu ajo pohon se ka folur edhe me Efin, gjë të cilën e mohoi mbrëmë gjatë spektaklit.

Lexoni më poshtë bisedën:

Kiara: Gena si je, çfarë bën?

Gena: Çkemi Kiara, mirë po ti?

Kiara: Mirë edhe unë. Do doja të pija një kafe me ty.

Gena: Po sigurisht, ku dhe kur do takohemi?

Kiara: Takohemi nesër në x vend ora 3?

Gena: Do hysh prap të shtunën?

Kiara: Po Gena

Gena: Ke folur me Lorin ose Arbanën? Apo akoma jo?

Kiara: Po kam folur dhe të shtunën do firmos një kontratë zemër për pagesën që do më bëjnë.

Gena: Më bën çudi që duan të nxjerrin Oltën, e ka diçka këtu. Mos po kurdisin ndonjë gjë për t’i prishur Luizit lojën aty brenda?

Kiara: S’e di, nuk mundem të jap më shumë informacione. Dhe Efi do marrë pjesë sërisht në “Big Brother”,do futet të shtunën se kam folur.

Gena: Epo mirë shpresoj të bëhet më e mira dhe qëndroi pranë Luizit mos le produksionin për ta mposhtur./ CNA.al





Lajmet e fundit nga