web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Efi rikthehet për ‘hakmarrje’/ “Dea, do të bësh gati valixhet nesër”

2023-04-02 10:09:00, Lifestyle CNA
Efi rikthehet për ‘hakmarrje’/ “Dea, do të bësh
Foto ilustruese

Efi Dhedhes është një nga ish banoret e cila është votuar për tu rikthyer sërish në shtëpinë e Biog Brother Vip.

Ajo është pozicionuar menjëherë në lojë, duke sulmuar Dea Mishelin, e cila falë avantazhit të saj në lojë, e eleminoi nga gara duke e nxjerrë në nominim me Luizin dhe Kiarën.

Efi i është drejtuar Deas duke thënë se shumë shpejt do të bëjë gati valixhet për të dalë jashtë, duke treguar hapur dëshirën e saj për hakmarrje.

Kujtojmë se mbrëmjen e kaluar Olta Gixhari u largua nga gara dhe katër ish banorë patën mundësinë të rikthehen në shtëpi.

Efi, Kiara, Bledi dhe Ronaldo kanë hyrë sërish në garë dhe priten diskutime të forta./ CNA.al

 





15:39 Lifestyle

Banorja e

Disa nga banorët më të famshëm në Shqipëri janë bërë bashk...

Lajmet e fundit nga