LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shtatzënia “mollë sherri”/ Çfarë ndodhi në rrethin e ngushtë shoqëror të moderatores Kiara Tito

2023-09-16 13:52:00, Lifestyle CNA
Shtatzënia “mollë sherri”/ Çfarë ndodhi
Kiara Tito, moderatore

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli janë një nga çiftet më të komentuara të momentit.

Dyshja edhe pas daljes nga Big Brother Vip, vijojnë të jenë në fokus të mediave rozë.

Së fundi në media po qarkullon lajmi se Kiara Tito është në pritje të ëmblë gjë që nuk është konfirmuar as nga Kiara dhe as nga Luizi.

Sipas tyre, lajmi ka dalë nga rrethi miqësor i Kiarës,  dhe kjo ka bërë që moderatorja të humbasë shumë miq.

Ajo është e “angazhuar” që të gjejë “spiunin” që i nxori lajmin e pritjes së ëmbël dhe në saj të atyre që qarkullojnë nëpër media, Kiara ka vendosur që të tregohet më diskrete në lidhje me informacionet që ndan me miqtë nga jeta e saj private.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që moderatorja Kiara Tito është përfolur për një shtatzëni.

Pak ditë më parë ajo tërhoqi vëmendjen teksa ishte fotografuar me barkun e fryrë./ CNA

 

Lajmet e fundit nga