web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Reperi i njohur zbulon se Tayna i vodhi këngën/ I kërkon dëmshpërblim dhe i vendos ultimatum të prerë

2022-10-20 14:38:00, Lifestyle CNA

Reperi i njohur zbulon se Tayna i vodhi këngën/ I kërkon

Doruntina Shala, e njohur me ermine artit si Tayna, prej pak kohësh ka publikuar këngën e saj të fundit në bashkëpunim me reperin Lumi B, të titulluar “Valle”.

Që kur u lancua ky projekt, u përfol se ky projekt ishte i vjedhur nga një reper i huaj.

Tayna ka kopjuar një frazë nga kënga e reperit të qujtur Jason McDermott, i njohur ndryshe me emrin e artit si Stylo G.

Bëhet fjalë për frazën:  “Pull up in a pull up in a fresh Addidas, Tayna might ride them never need gas”.

E njëjta frazë është përdorur edhe nga reperi Stylo G, në projektine tij muzikor “Bam Bam”, të publikuar 2 vite më parë më 6 shkurt 2020.

Në një postim në rrjetin e tij social Instagram, ai ka publikuar fragmentin e këngës dhe krahas postit ka shkruar “Sa më detyrohet ajo?”

Po ashtu reperi i ka bërë tag Taynës dhe i thotë: “100 mijë dollarë për një rresht ose kënga do të zhduket për 48 orë.”





Lajmet e fundit nga