web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ngacmime dhe flirtime/ Keisi dhe Kristi shkëmbejnë puthjen e parë

2023-02-27 08:54:00, Lifestyle CNA
Ngacmime dhe flirtime/ Keisi dhe Kristi shkëmbejnë puthjen e parë
Foto ilustruese

Kristi dhe Keisi janë dy prej banorëve më të komentuar të momentit në mediat rozë.

Dyshja janë shfaqur shumë të afërt me njëri-tjetrin, ku nuk kanë munguar ngacmimet dhe flirtimet.

Së fundit lidhja e tyre është finalizuar me një puthje në buzë, ndonëse e gjitha ka nisur në kuadër të një loje të zhvilluar mbrëmjen e kaluar.

Pavarësisht që Kristi ka lënë një lidhje jashtë shtëpie, kjo nuk e ka penguar dyshen që të shfaqin pëlqimin e tyre.

Nga ana tjetër babi i Keisit, këngëtari Sabian Medini, ka shprehur kundërshtimin e tij për këtë lidhje, duke publikuar edhe mesazhet e ish të dashurës së Kristit, e cila tregoi se në datë 24 Dhjetor ka komunikuar me Kristin dhe i kanë shprehur dashurinë njër-tjetrit./ CNA.al





Lajmet e fundit nga