web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Mos më prek me dorë”/ Agravon debati mes Roza Latit dhe Ledjona Xheladinajt

2024-01-15 14:29:00, Lifestyle CNA
“Mos më prek me dorë”/ Agravon debati mes Roza Latit dhe
Pamje nga shtepia e BBV 3 Albania

Moderatorja Roza Lati dhe gazetarja Ledjona Xheladinaj duket se janë përfshirë në një debat shumë të fortë.

Dy vajzat nuk kanë kursyer ironitë dhe thumbimet me njëra-tjetrën.

Gazetarja e kritikon për pamjen, ndërsa moderatorja për sjelljen dhe mungesën e edukatës që tregon sipas saj Ledjona.

Por kulmi i debatit duket se ka qenë një moment kur Roza Lati i rreh shpatullën Ledjonës ndërsa nga ana tjetër gazetarja e kap nga dora dhe i thotë që të mos e prekë në atë mënyrë sepse nuk i kanë konfidencat.

Pak nga debati mes vajzave në shtëpinë e BBV Albania 3.

Ledojna Xheladinaj: Kujdes mos prek me dorë. Nuk kemi konfidenca

Roza Lati: Pse më diskuton mua kur bën të njëjtat gjëra si unë. Rri si femër

Ledjona Xheladinaj:Të ka mbuluar hija Roza

Roza Lati: Po bën gafa në të folur./ CNA





Lajmet e fundit nga