web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Historia e dhimbshme e Tan Brahimit/ Aktori humbi të dy prindërit në një aksident

2023-02-14 08:38:00, Lifestyle CNA

Historia e dhimbshme e Tan Brahimit/ Aktori humbi të dy prindërit

Ndonëse të gjithë e njohin si një njeri gazmor, aktori shumë i dashur për publikun, Tan Brahimi mban mbi shpatulla një të kaluar të trishtë.

Tani i ka humbur të dy prindërit nga një aksident fatal që ka ndodhur në vitin 2013.

Në momentin e aksidentit, aktori ka qenë duke udhëtuar së bashku me prindërit dhe i është dashur shumë kohë ta merrte veten.

Vetë ai ka rrëfyer më parë se të afërmit e ruanin dhe i qëndronin pranë nga frika se mos kryen ndonjë akt ekstrem.

Gjatë kësaj kohe, kur ai po përjetonte një kohë të vështirë nga humbja e prindërve, Tani fitoi audicionet e në emisionin e humorit “Portokalli”, ku vendosi të shkojë.

Pas kësaj experience, ai vendosi të shkojë në “AlPazar”. Në këtë emision humoristi qëndroi katër vite, ku pati edhe një përplasje me Agron Llakën.

Këto përplasje e larguan aktorin nga ekrani shqiptar dhe kohët e fundit Tani ishte aktiv në rrjetet sociale, më së shumti në “TikTok”./ CNA.al





21:39 Lifestyle

Përloten banorët/

Produksioni i “Big Brother VIP”, ka vendosur që sonte të i...

Lajmet e fundit nga