web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Një ndër humoristët dhe moderatorët më të dashur/ Saimir Kodra feston sot 49 vjetorin e lindjes

2023-02-11 18:00:00, Lifestyle CNA
Një ndër humoristët dhe moderatorët më të dashur/
Humoristi dhe moderatori Saimir Kodra

Saimir Kodra, një nga personazhet më të dashur të ekranit shqiptar, feston sot 49 vjetorin e lindjes.

Saimirin të gjithë e njohin si një person të drejtpërdrejtë dhe me humor, dy tipare që e kanë shoqëruar gjithë jetën dhe e kanë bërë që të jetë edhe më i pëlqyer nga publiku.

Moderatori që prej 20 vitesh mban të mbërthyer para ekranit mijëra shikues, ka një karrierë si në televizon, ashtu edhe në botën e animimeve.

Zëri i Saimir Kodrës ka shoqëruar që në vegjëli breza me radhë, pasi ka dubluar në shqip disa nga karakteret e filmave më të dashur për fëmijë.

Humoristi ka dubluar Lumieren te ?Bukuroshja dhe bisha?, Mushun te ?Mulan?, Jiminy Cricket-in dhe Lampëick-un të ?Pinokio?, Guvernatorin Ratcliffe te ?Pokahontas?, Gomarin te filmat e ?Shrek? dhe majmunin te ?Shrek Forever After?. Gjithashtu, Kodra ka dubluar Huntsmanin te ?Borëbardha dhe shtatë xhuxhët? dhe Timon te ?Mbreti Luan?./ CNA.al





Lajmet e fundit nga