web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto-Brad Pitt befason me veshjen/ Shfaqet me fund në tapetin e kuq

2022-07-20 14:05:00, Lifestyle CNA
Foto-Brad Pitt befason me veshjen/ Shfaqet me fund në tapetin e kuq
Brad Pitt

Brad Pitt është parë në galen e filmit ‘Bullet Train’ në Berlin. Aktori 58 vjeçar i ka lënë me gojë hpur të pranishmit me stilin e veshjes së tij.

Teksa po ecte në tapetin e kuq i ka befasur të gjithë me veshjen e tij. Ylli i Hollywood mbante një këmishë ngjyrë rozë të lehtë. Aktori zbukuroi pamjen me një varëse, një palë syze dielli dhe çizme të zeza luftarake.

Fundi i Pitt ka nxjerrë në pah tatuazhet e shumllojshme në këmbë.

Kujtojmë se vete aktori më parë ka parashikuar dhe ka kërkuar nga shtëpitë e mëdha të modes të përfshinin edhe fundet për burra në pasarelat e tyre. Por siç duket aktori e ka bërë realitet vetë me veshjen e tij të fundit.

Filmi i ardhshëm i zhanrit thriller trajton historinë e “pesë vrasësve në një tren me plumba që lëviz shpejt”, të cilët “zbulojnë se misionet e tyre kanë diçka të përbashkët”. Karen Fukuhara, Sandra Bullock dhe Logan Lerman janë disa nga aktorët që do të jenë pjesëmarrhes  në film./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga