web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Kollovar që jeton me lekët e të dashurës”/ Noizy harron sherrin e bujshëm me Ledion Liçon

2022-07-20 11:52:00, Lifestyle CNA
“Kollovar që jeton me lekët e të dashurës”/
Noizy

Reperi Noizy, është rikthyer për herë të parë pas gjashtë vitesh në ambientet e Top Albania Radio, që pas sherrit të famshëm me Ledion Liçon.

Në një intervistë ekskluzive në “Ëake Up”, këngëtari foli për komentet e bëra ndaj Ledion Liços, pasi u largua papritur nga Top Aëards.

Ai tha se pajtimi me Ledion Liçon duhet të kishte ndodhur më shpejt, por nuk ka pasur kohë të reflektojë.

“Të gjithë e dinë që Top Channel është nëna e shumë artistëve, skena e parë që kam shkelur ka qenë në Top Fest. Nuk do të merrem kush e ka fajin më, dua të hapim një epokë të re. Mund të kishte ndodhur dhe më shpejt ky pajtim, po angazhimi i tepërt nuk më ka dhënë kohë as të reflektoj, udhëtimet e shpeshta jashtë shtetit. Mund të jem tre ditë në Shqipëri dhe më pas jam me koncerte jashtë shtetit. Nuk kam pasur mundësi të flas me Ledionin, e kam menduar, nuk kam qenë asnjëherë kundër të pajtoheshim. Mund të ishte më ndryshe, por në nerva e sipër nuk e kontrollova dot veten”.

Kujtojmë që në sherrin e bujshëm të 6 viteve më parë, Noizy i ishte drejtuar Liços me fjalë të rënda.

‘Mbreti i xhunglës ecën vetë! Fuck your Aëards Ledion Liço! Shko bjeri b***ës por bjeri haptas! Mos mbaj të dashur sa për most ë të dalë name. Kollovar që jeton me lekët e të dashurës bitch boy (mashkull k**vë). Ty s’ta bleu mami, as babi, ta bleu e dashura’- ishte deklarata e Noizyt asokohe./E.T-CNA.al

 





Lajmet e fundit nga