web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Batuta për shkollat fetare i kushtoi “shtrenjtë”/ Gjykata jep vendimin për “Madonnën e Turqisë”

2022-08-30 09:28:00, Lifestyle CNA
Batuta për shkollat fetare i kushtoi “shtrenjtë”/ Gjykata
Këngëtarja turke Gulsen

Gjykata ka dhënë masën e sigurisë për këngëtaren e famshme turke, Gulsen, e cila njihet ndryshe si “Madonna e Turqisë”.

Ylli i popit është lënë në arrest shtëpie. Arrestimi i saj u bë pasi Gulsen në një nga koncertet e saj bëri një batutë me një nga muzikantët duke përmendur edhe shkollat fetare.

Avokati i saj, Emek Emre, bëri të ditur se do të ndërmarrë edhe nisma ligjore për heqjen e arrestit shtëpiak. Gulsen e mohoi akuzën, duke thënë se ishte një shaka dhe u kërkoi falje atyre që ofenduan nga fjalët e saj. “Bëra një shaka me kolegët e mi, me të cilët kam punuar për shumë vite në biznes.

Është publikuar nga njerëz që synojnë të polarizojnë shoqërinë”, tha ajo. Gulsen ka qenë më parë në shënjestër të grupeve konservatore turke për veshjet e saj të ekstravagante në skenë dhe mbështetjen për komunitetin LGBTQ./ CNA.al





Lajmet e fundit nga