web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Kometa e djallit” i afrohet Tokës pas 71 vjetësh/ Ja kur do të mund të shihet

2024-03-19 20:20:00, Kuriozitete CNA

“Kometa e djallit” i afrohet Tokës pas 71 vjetësh/ Ja kur

Një kometë e madhe dhe e rrallë po kalon pranë Tokës për herë të parë në 71 vjet.

Kometa do të jetë e dukshme gjatë eklipsit total diellor të muajit të ardhshëm. 

Kometa quhet 12P/Pons-Brooks, por njerëzit e njohin si "kometa e djallit" për shkak të gazit që shpërthen herë pas here si një vullkan.

“Kometa e djallit” po i afrohet diellit dhe do të duket më e ndritshme më 21 prill, thotë NASA

Kjo po ndodh menjëherë pas eklipsit diellor më 8 prill në Amerikën e Veriut, kur hëna do të kalojë midis diellit dhe Tokës, duke lënë në errësirë një pjesë të Shteteve të Bashkuara nga Teksasi në Maine.

“Kometa e djallit” do të mund të shihet me teleskop.

Duke vazhduar udhëtimin nëpër sistemin tonë diellor, kometa do t'i afrohet Tokës më 2 qershor, duke i dhënë një mundësi tjetër për ta parë. Megjithëse ekspertët shprehen se do të jetë më e vështirë për ta dalluar sesa gjatë eklipsit, sepse do të jetë më larg nga dielli.

Kjo kometë është bërë 100 herë më e shndritshme për shkak të një shpërthimi të madh që pati në korrik të 2023-shit, por ekspertët thonë se nuk dihet se kur do të mund të shihet pas kësaj radhe, pasi gjithçka varet nga shpërthimet e kometës./ CNA





Lajmet e fundit nga