web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sokol Mjacaj dyshohet se u pagua për të kryer vrasje brenda burgut të Sigurisë së Lartë

2023-12-15 16:03:00, Kronika CNA
Sokol Mjacaj dyshohet se u pagua për të kryer vrasje brenda burgut
Burgu i Peqinit

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë që ndodhi në burgun e Sigurisë së Lartë në Peqin, ku mbeti i vrarë Arben Lleshi dhe i plagosur Ilir Xhakja. 

Autori i ngjarjes, tashmë i vetëdorëzuar tek autoritetet, Sokol Mjacaj dyshohet se është paguar për të kryer vrasjen.

Mësohet se Xhakaj, shok qelie me Lleshin, i ka dalë në mbrojtje këtij të fundit, por ka ngelur i plagosur nga breshëria e plumbave. 

Sokol Mjacaj është vetëdorëzuar dhe po merret në pyetje nga prokurori i Elbasanit në lidhje me ngjarjen.

Dyshohet se Mjacaj e ka marrë armën nëpërmjet një droni që është futur në ambientet e burgut./CNA

 

 





22:06 CRIME

Gunshots in Tirana

Several gunshots were recorded this evening in the vil...

Lajmet e fundit nga