web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Peshkonte me lëndë plasëse, në hetim 56-vjeçari në Vlorë

2024-04-05 13:12:00, Kronika CNA

Peshkonte me lëndë plasëse, në hetim 56-vjeçari

Policia e Vlorës ka nisur hetimet për 56-vjeçarin me iniciale F.R, i cili u kap në flagrancë duke peshkuar me lëndë plasëse.Sekuestrohen 3 kallëpe me lëndë të dyshuar plasëse, me fitil zjarrpërcjellës.

Njoftimi i Policisë: 
Vijojnë kontrollet nga shërbimet e Policisë Kufitare, për parandalimin dhe goditjen e rasteve të peshkimit të paligjshëm, me lëndë plasëse.
U kap në flagrancë duke peshkuar me lëndë plasëse, procedohet penalisht 56-vjeçari.
Sekuestrohen 3 kallëpe me lëndë të dyshuar plasëse, me fitil zjarrpërcjellës.
Në vijim të kontrolleve që kryhen nga shërbimet e Policisë Kufitare, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë detare, zbatimin e ligjshmërisë dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, në vendin e quajtur “Gjiri i Livadhit”, është konstatuar një shtetas duke peshkuar me lëndë plasëse. Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi dhe kontrollit në zonën ku ai po peshkonte, shërbimet e Policisë kanë gjetur 3 kallëpe me lëndë të dyshuar plasëse, me fitil zjarrpërcjellës, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. R., 56 vjeç, banues në Himarë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
#angazhimpërkushtimsakrificë./CNA 





Lajmet e fundit nga