Mali i Zi kërkon të mbahet përgjegjës televizioni serb/ Nxit diskriminim e urrejtje
Këshilli i Agjencisë për Median Elektronike (SAEM) në Mali...

Një zyrtar i lartë i inteligjencës amerikane tha se raketat ruse kaluan edhe në Poloni dhe vranë dy persona, raporton AP.
Mediat polake raportuan se dy persona u vranë në një fshat polak, i cili gjendet pranë kufirit me Ukrainën.
Raportimet e mediave i konfirmoi edhe zëdhënësi i Qeverisë polake, Piotr Mueller, por pa dhënë detaje nëse ato ishin nga Rusia.
Ai tha se Polonia ka rritur gatishmërinë ushtarake dhe se po verifikon nëse duhet të aktivizohet Neni 5 i NATO-s.
Polonia është shtet anëtar i aleancës ushtarake.
Sipas Nenit 5 të NATO-s, të gjitha vendet anëtare janë të obliguara të ndihmojnë një vend tjetër anëtar, sovraniteti dhe integriteti territorial i të cilit mund të kërcënohet.
“Sulmi ushtarak kundër një anëtari konsiderohet si sulm ndaj të gjithëve”, thotë Neni 5 i traktatit.
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se ka folur me presidentin polak, Andrzej Duda, për shpërthimin.
"NATO po monitoron situatën dhe aleatët po konsultohen nga afër. Është e rëndësishme që të gjitha faktet të vërtetohen", ka shkruar ai në Twitter.
Shtëpia e Bardhë, Pentagoni dhe Departamenti amerikan i Shtetit thanë se nuk mund të konfirmojnë atë që ka ndodhur dhe se po punojnë me Qeverinë polake për të mbledhur më shumë informacione.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka akuzuar Rusinë për sulm të qëllimshëm ndaj Polonisë.
"Ky është një sulm raketor rus ndaj sigurisë kolektive", tha ai.
"Ky është një përshkallëzim shumë domethënës. Ne duhet të veprojmë", ka shkruar ai në Telegram.
Ministria ruse e Mbrojtjes mohoi se raketat e saj kaluan në Poloni, duke i quajtur raportimet një "provokim i qëllimshëm".
Mediat shtetërore ruse kanë lënë të kuptohet se ishin në fakt raketat ukrainase, dhe jo ruse, ato që goditën territorin polak. Këto pretendime janë të pabazuara.
Derisa Këshilli i Sigurisë Kombëtare po mban mbledhje urgjente, Qeveria e Polonisë po merr më shumë shprehje mbështetjeje nga aleatët e NATO-s.
Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, tha se po e monitorojmë nga afër situatën dhe se janë në kontakt me "miqtë tanë polakë dhe aleatët e NATO-s".
Kryeministri holandez, Mark Rutte, tha se "është e rëndësishme tani të përcaktohet se çfarë ka ndodhur saktësisht".
Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha gjithashtu se është në kontakt me Poloninë dhe se për këtë beson se do të diskutohet nesër në samitin e G20-ës.
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka shkruar në Twitter se është i tronditur nga lajmi se një raketë ka vrarë njerëz në territorin polak.
"Ngushëllimet e mia për familjet. Ne qëndrojmë me Poloninë. Unë jam në kontakt me autoritetet polake, anëtarët e Këshillit Evropian dhe aleatët e tjerë”, ka thënë ai.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se është "e alarmuar" nga raportimet që vijnë nga Polonia.
Ka reaguar ministria e Jashtme e Estonisë, ku ka thënë se është e gatshme të mbrojë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s.
"Lajmet e fundit nga Polonia janë më shqetësuese. Ne jemi duke u konsultuar ngushtë me Poloninë dhe aleatët e tjerë. Estonia është e gatshme të mbrojë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s. Ne jemi në solidaritet të plotë me aleatin tonë të ngushtë Poloninë”, thuhet në postimin e kësaj ministrie në Twitter.
Edhe presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda, tha se duhet mbrojtur çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s dhe se vendi i tij qëndron në solidarite të plotë me Poloninë.
Kryeministri çek, Petr Fiala, ka thënë se nëse Polonia konfirmon se raketat kanë goditur edhe territorin e saj, ky do të jetë një përshkallëzim i mëtejshëm nga Rusia.
"Ne qëndrojmë fort pas aleatit tonë në BE dhe NATO", ka shkruar ai në Twitter.
Më 15 nëntor, Rusia ka sulmuar me raketa Kievin dhe disa qytete tjera ukrainase, ku të paktën një person është vrarë.
Ky duket të jetë një sulm mbarëkombëtar, pasi sulme të njëjta po raportohen edhe në Zaporizhja Mykolaiv, Chernihiv dhe vende tjera.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se 85 raketa janë lëshuar kundër Ukrainës të martën, dhe 20 të tjera pritet ta godasin vendin.
Ky sulm po ndodhë derisa liderët botërorë janë mbledhur në Bali të Indonezisë në samitin e G20-tës, apo grupit të vendeve më të industrializuara, ku kanë dënuar pushtimin rus të Ukrainës.
Shtetet e Bashkuara i kanë dënuar ashpër këto sulme.
Javën e kaluar Moska ka tërhequr trupat e saj nga qyteti jugor Herson - një nga sukseset më të mëdha të Ukrainës në luftën e saj kundër pushtimit rus.
Në të kaluarën, kur Rusia ka pësuar humbje në terren, ajo ka sulmuar përmes ajrit.
Pushtimi rus i Ukrainës ka nisur më 24 shkurt./REL
Këshilli i Agjencisë për Median Elektronike (SAEM) në Mali...
Republikanët pësuan një tjetër goditje në zgjedhjet e mesm...
Udhëheqësit botërorë të mbledhur për një takim të vendeve ...
EU Council President Charles Michel tweeted that he wa...
Gjatë fjalimit të hapjes së samitit të G20, presidenti ind...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leye...
President Volodymyr Zelensky has accused Russia of lau...
After the event in Poland, the head of NATO, Jens Stoltenb...
As Poland's National Security Council holds its emerge...
Parlamenti çek ka miratuar një mocion që e përshkruan ...
Sipas një monitorimi të Kombeve të Bashkuara, Rusia dh...
Foreign media reported that Russian missiles hit a vil...
Dy raketa ruse kanë goditur një fermë në Poloni, pranë...
Republicans are very close to taking a majority in the...
Ish-presidenti Donald Trump po përgatitet të martën të...
Following a decision by European judges, all extraditi...
The Kremlin said today that it will do everything poss...
The US Navy said on Tuesday it had destroyed a ship that w...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se Rusia ka...
Udhëheqësit e vendeve më të industrializuara në botë, të n...
There have been 12 days of protests in the capital, which ...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
New details have emerged regarding the serious accident th...
An Albanian businessman was arrested this afternoon in Gre...
A serious accident has occurred on the Korça-Ersekë axis, ...
Fier Police has announced the measures taken this week for...
A tragic accident occurred this Friday afternoon in Kameni...
Today our country will be affected by unstable weather con...
On Thursday, our country will be affected by relatively un...
Albania is facing a deep demographic crisis where official...
Umbrellas have been banned on a beach in Sardinia for anyo...
This June 12th marks the 27th anniversary of the liberatio...
The global economy is expected to face its biggest slowdow...
German Chancellor Friedrich Merz (CDU) defended his govern...
Several archaeological excavations conducted during this s...
At the Museum of Fine Arts in Chambéry, France, an exhibit...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
The Governor of the Bank of Albania, Gent Sejko, shared to...
Business lending has increased in the first half of this y...
The labor market has shown worrying trends in early 2026. ...
The number of new retirees in the social security scheme i...