web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pas vizitës në Turqi, Blinken ndalet në Greqi

2023-02-20 08:29:00, Kosova & Bota CNA

Pas vizitës në Turqi, Blinken ndalet në Greqi

Pas vizitës në Turqi, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, do të zhvillojë sot një vizitë në Athinë.

Blinken do të takohet me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis dhe homologun e tij, Nikos Dendias.

Sipas njoftimit të kryeministrisë, Blinken do të ketë darkë sot me kryeministrin Mitsotakis, ku do të jenë të pranishëm ministri i Jashtëm Nikos Dendias dhe ministri i Mbrojtjes, Nikolaos Panagiotopoulos.

Po ashtu do të takohet me Dendias në ministrinë e Jashtme të Greqisë, me axhendë marrëdhëniet greko-amerikane, çështjet e Mesdheut Lindor, marrëdhëniet me Turqinë, çështjet energjetike, zhvillimet në Ukrainë dhe anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në NATO.





Lajmet e fundit nga