web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

UN: The attacks on the nuclear power plant in Zaporizhia, a "game with fire"

2022-09-07 08:37:20, Kosova & Bota CNA

UN: The attacks on the nuclear power plant in Zaporizhia, a "game with

The head of the International Atomic Energy Agency said on Tuesday that ongoing attacks on the Zaporizhzhia nuclear power plant in Ukraine are "unacceptable" and he called for the creation of a demilitarized zone in and around the facility.

"We are playing with fire and something very catastrophic could happen," warned Rafael Mariano Grossi during a virtual presentation to the UN Security Council. "That is why in our report we have proposed the creation of a protected and nuclear safety zone around the perimeter of the power plant."

Ai tha se Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike është e gatshme të fillojë konsultimet e menjëhershme me palët me hapa konkretë për krijimin e një zone të tillë.

Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike publikoi një raport më parë të martën pas misionit që ai drejtoi javën e kaluar në termocentralin bërthamor të Zaporizhias. Në të, ai dhe ekipi i tij përshkruajnë dëme të mëdha në uzinë, por ata nuk e fajësuan asnjërën palë. Rusia, forcat e së cilës kanë kontrolluar objektin që nga fillimi i marsit, dhe Ukraina, inxhinierët e së cilës operojnë termocentralin bërthamor, kanë akuzuar njëra-tjetrën për bombardimin e objektit.

Inspektorët e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike gjetën trupa dhe pajisje ruse brenda termocentralit, duke përfshirë automjete ushtarake të stacionuara pranë turbinave. Ata e vlerësuan gjithashtu situatën e personelit si shqetësuese, pasi ata po punojnë "nën stres dhe presion të lartë" që, sipas tyre, mund të çojë në një gabim njerëzor gjatë operimit të termocentralit.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha se "duhen ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të shmangur" dëmtimin e termocentralit, duke i thënë Këshillit të Sigurimit se kjo do të "mund të shkaktonte një katastrofë" për rajonin dhe më gjerë.

"Të gjitha përpjekjet për të ripërcaktuar termocentralin si infrastrukturë thjesht civile janë jetike", tha ai.

Zoti Guterres u kërkoi forcave ukrainase dhe atyre ruse të mos angazhohen në asnjë aktivitet ushtarak brenda ose rreth termocentralit bërthamor dhe të krijojnë një zonë të çmilitarizuar.

“Në mënyrë të veçantë, kjo do të përfshinte një angazhim nga forcat ruse për të tërhequr të gjithë personelin dhe pajisjet ushtarake nga ai perimetër dhe një angazhim nga forcat ukrainase për të mos bërë lëvizje drejt objektit”, tha zoti Guterres.

Ambasadori i Ukrainës në OKB tha se qeveria e tij "kurrë nuk ka kryer" veprime ushtarake rreth uzinës, pasi kjo do të rrezikonte qytetarët e saj dhe miliona njerëz të tjerë në vendet fqinje.

"E vetmja mënyrë për të hequr përfundimisht kërcënimin bërthamor që rrjedh nga prania e paligjshme ruse është tërheqja e armatimit dhe trupave ruse dhe kthimi i stacionit nën kontrollin legjitim të plotë të Ukrainës", tha ambasadori Sergiy Kyslytsya për situatën në centralin bërthamor të Zaporizhzhias.

Presidenti Volodymyr Zelenskyy në një video-mesazh në mbrëmjen e së martës tha se Kievi do të studiojë propozimin e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike për të kuptuar se çfarë nënkupton "mbrojtja" e uzinës.

Ambasadori i Rusisë në OKB fajësoi Ukrainën për bombardimet e vazhdueshme të zonës, duke përfshirë edhe ato në momentet kur inspektorët e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike po udhëtonin drejt centralit bërthamor. Vassily Nebenzia nuk komentoi propozimin e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike për krijimin e një zone të çmilitarizuar rreth centralit bërthamor.

Zëvendës ambasadori amerikn në OKB hodhi poshtë akuzat ruse, duke i quajtur ato një përpjekje për të shmangur pranimin e përgjegjësisë së Moskës për situatën, që ka krijuar përmes sulmit ndaj Ukrainës.

“Rusia nuk ka të drejtë të ekspozojë botën ndaj rrezikut të panevojshëm dhe mundësisë së një katastrofe bërthamore”, tha zëvendës ambasadori i SHBA-së, Jeffrey DeLaurentis.

Kompania shtetërore bërthamore e Ukrainës tha të hënën se centrali në Zaporizhia ishte shkëputur nga rrjeti elektrik për shkak të bombardimeve ruse.

Ministri ukrainas i Energjisë, German Galushchenko, tha në rrjetin Facebook se kompania shtetërore ukrainase Energoatom nuk ishte në gjendje të bënte riparime ndërsa vazhdonin luftimet rreth centralit.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike, tha se ishte informuar nga Ukraina se linja rezervë e tensionit nuk ishte dëmtuar dhe se ekspertët pritet ta rilidhin centralin në rrjet gjatë ditëve në vijim.

In its report, the International Atomic Energy Agency said that, despite difficult circumstances, Ukraine's three other nuclear power plants - Khmelnytskyy, Rivne and South Ukraine - "have continued to operate safely since the beginning of the conflict" on February 24./voa





Lajmet e fundit nga