LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çelet java e Eurovision 2023 në Liverpool

2023-05-08 11:31:00, Lifestyle CNA

Çelet java e Eurovision 2023 në Liverpool

Java më e madhe e festivalit muzikor “Eurovision Song” çelet këtë javë, nga ku do të jënë pjesëmarrëse 37 vende të cilat do të garojnë me njëra-tjerën.

Me një të dielë të tapetit aspak tradicional të zgjedhur për këtë vit, artistët kanë parakaluar dhe pozuar për ndjekësit e tyre, duke dhënë edhe intervista të çastit.

Këngëtarja shqiptare, e cila do të përfaqësojë flamurin kuqezi në këtë ngjarje, Albina Kelmendi, së bashku me familjen e saj, kanë mbërritur po ashtu, të veshur në një stil tejet elegant.

Teksa, dy këngëtarët më favorite aktualisht, sipas edhe sondazheve të shumta, vijnë nga vendet skandinave.

E para, artistja suedeze Loreen, e cila 11 vjet pas korrjes së fitores së saj të madhe në Eurovision 2012, rikthehet në skenë me këngën Tattoo, për të kërkuar triumfin e radhës.

Nga ana tjetër, artisti finlandez Kaarija vjen me këngën Cha Cha Cha, si një miksim i rrymave rap me atë elektronike, për të provuar të çojë në vendin nordik trofeun e mikrofonit të kristaltë.

Të tjerë artistë me aspirata të larta këtë Eurovision janë edhe italiani Marco Mengoni, fitues i Sanremo me këngën Due Vite, spanjollja Blanca Paloma me këngën e saj folk Eaea, francezja La Zarra me një baladë të titulluar Evidemment dhe sigurisht vendasja britanike Mae Muller, me këngën e saj "Wrote a Song". 

 

 

Lajmet e fundit nga