Foreign currencies "do not raise their heads" / Exchange rate today, December 23, 2022
For several days, foreign currencies have not seen growth....

Në Tiranë, Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara UNDP prezantoi sot në një tryezë teknike një studim sipas të cilit, burimet e kërkesës së madhe për leje të reja ndërtimi janë të paqarta, ndërsa popullsia po zvogëlohet dhe një pjesë e konsiderueshme e banesave janë të lira dhe stoku i tyre është rritur.
Studimi vlerëson që në Shqipëri nuk ka kërkesë tregu për këtë rritje të ndërtimeve të reja, por në 8 vitet e fundit çmimet e pasurive të paluajtshme janë rritur me 102%.
Studimi i UNDP vëren se industria e ndërtimit u rigjallërua nga viti 2017 e në vazhdim, ku vendin kryesor e zënë banesat, të cilat mbulojnë 76% të sipërfaqes së re të ndërtimit të miratuar në vitin 2021. Në Tiranë (62%) dhe në Durrës (7%) po ngrihen më shumë se 2/3 e ndërtimeve të reja.

Por autorët theksojnë se mbeten të paqarta burimet e kërkesave të shumta për leje të reja ndërtimi, përderisa pronësia e banesave në Shqipëri është ndër më të lartat në Europë.
Një pjesë e konsiderueshme e banesave janë bosh, ndërsa popullsia po pakësohet, por lejet e reja parashikojnë mbi 11 milionë metër katrorë banesa të reja në dekadën e fundit.
Autorët pohojnë se kërkesat për banesa nuk mund t’i rritë as migrimi i brendshëm, sepse kur popullsia e Tiranës janë rritur së bashku vetëm 4 për qind, nga ana tjetër stoku i banesave është rritur mbi 27 për qind dekadën e fundit.
Edhe më paradoksale është gjetja se tregu nuk ka kërkesë për një shtim kaq të madh të ndërtimeve të reja, por nga ana tjetër çmimet e pasurive të paluajtshme janë rritur me 102 për qind dekadën e fundit, një rritje, që në studim cilësohet si e shpejtë dhe e paprecedent.
Çmimet e banesave në Tiranë, Durrës dhe qytete të tjera bregdetare janë trefishuar krahasuar me vetëm pak vite më parë.
Çmimi mesatar i shitjes së banesave në shtator 2022 për të gjithë vendin është 1,146 €/m2 dhe kjo ka ardhur për shkak të çmimeve të fryra në Tiranë dhe në zonat bregdetare.
Në kryeqytet, çmimi mesatar është 1,365 €/m2, në varësi të zonës nga 770 euro deri në 2,290 €/m2. Në zonat bregdetare çmimi mesatar i shitjes është 1,600 €/m2, duke variuar nga 950 €/m2 në Shëngjin deri me 2,500 €/m2 në Dhërmi. Ndërsa pa Tiranën dhe bregdetin, çmimi mesatar është 380 €/m2.

Studimi vëren se shihen luhatje të larta të çmimeve, gjë që tregon se tregu i pasurive të paluajtshme në Shqipëri është ende i paqëndrueshëm dhe i prekshëm ndaj pritshmërive, emocioneve dhe spekulimeve.
Tregu i pasurive të paluajtshme në Shqipëri është i drejtuar nga oferta, sepse shitësit nuk kanë ndonjë nevojë për të shitur dhe se numri i blerësve është mjaft i ulët. Madje ky treg është formësuar nga oferta, thekson studimi, sepse oferta për banesa është rritur më shumë se sa kërkesa.
“Në vitin 2021, shtëpitë e shitura përbënin 2,89% të totalit të stokut të banesave dhe 66% të lejeve të ndërtimit të dhëna atë vit. Vihet re një rritje e fluksit të kapitalit të huaj në tregun shqiptar të pasurive të paluajtshme, një pjesë në zonat bregdetare, të cilat në vitin 2021 përbënin rreth 12.5% të transaksioneve. Edhe kursimet janë rritur, ndaj është e paqartë se si janë financuar 50% e mbetur e transaksioneve. Ato mund t'i atribuohen kursimeve në para, remitancave ose shkëmbimeve”, thuhet në përfundimet e studimit.
Banesat nuk janë të përballueshme për një pjesë të rëndësishme të familjeve shqiptare, pohojnë autorët. Nëse një familje me të ardhura mesatare blen sot një shtëpi me çmimet aktuale, ajo mund të zbresë shpejt nën kufirin e varfërisë, por ndikimi i ardhshëm do të bjerë mbi çiftet e reja ose migrantët e brendshëm.
“Deri tani familjet shqiptare kanë kërkuar mundësi më të mira në Tiranë dhe Durrës, dhe rritja e ndjeshme e industrisë së turizmit mund të përbëjë mundësi të rëndësishme punësimi për familjet nga rajonet e varfra. Kjo mund të jetë e dobishme edhe për industrinë e turizmit, e cila po lufton me mungesën e punëtorëve dhe aktualisht po punëson njerëz nga jashtë. Por rritjet drastike të çmimeve në zonat bregdetare e bëjnë të pamundur që familjet emigrante të përballojnë strehimin.Banesat e papërballueshme janë një nga shkaqet kryesore të ndërprerjes së fluksit natyror të fuqisë punëtore dhe mungesa e punëtorëve mund të ndikojë në industrinë e turizmit duke ngadalësuar rritjen e saj”, thekson studimi.
Pjesa dërrmuese e të dhënave i përkasin një harku 10 vjeçar, megjithatë studiuesit kanë matur edhe ndikimin e krizës në Ukrainë vitin e fundit mbi ndërtimtarinë shqiptare.
“Kriza e Ukrainës e vitit 2022 ka shkaktuar një rritje çmimi duke ndikuar negativisht në të gjithë zinxhirët e prodhimit dhe pothuajse çdo sektor të ekonomisë, përfshirë ndërtimin”, thuhet në studim.
Në të renditen shtrenjtimi i energjisë, i naftës dhe i materialeve të ndërtimit, si tullat, çimento dhe çeliku, që rritën kostot e ndërtimit me të paktën 11 për qind, dhe të cilat do të reflektohen në çmime edhe më të larta të shitjes së pasurive të paluajtshme, duke dëmtuar më të dobëtit./VOA
For several days, foreign currencies have not seen growth....
The Minister of Finance, Delina Ibrahimaj, from the floor ...
Despite the energy crisis, the German economy is preparing...
The American dollar is bought at 106.7 ALL and sold at 107...
Artan Gjergji, an expert on financial markets, has spoken ...
The 2022 World Cup in Qatar ended with a spectacular duel ...
Today, December 20, 2022, the US dollar is bought at 1...
Fuel prices have been changed again by the Transparenc...
Today, December 20, 2022, the US dollar is bought at 1...
Economy journalist, Bardhi Sejdarasi, has called on citize...
On March 5, when Russia had just entered Ukraine, the pres...
The American dollar starts the week being exchanged at 107...
Today, December 18, 2022, the US dollar is bought at 1...
The British pound, which was the currency that was exchang...
The British pound, which was the currency that was exchang...
Euro is ending the year in decline. All those who are inte...
Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e karbura...
Euro po e mbyll vitin në rënie. Të gjithë ata që janë të i...
Euro is ending the year in decline. All those who are inte...
Euro is ending the year in decline. All those who are inte...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A conflict occurred this Thursday evening in the toy area ...
A person has died today on Orikum beach. According to repo...
Footage emerges from the serious accident that occurred th...
A Shkodra traffic police officer was hit with hard objects...
Children without parental care, for whom alternative famil...
On Thursday, our country will be under the influence of st...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
The Institute of Geosciences has shared a forecast for wea...
The European Union Office in Kosovo has called on all poli...
Serbian President Aleksandar Vučić, at a press conference ...
For the first time since the launch of the euro, European ...
Artificial intelligence (AI) models from the American comp...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
The average sale price of apartments in Tirana reaches rec...
This Thursday, one US dollar is bought for 81.5 lek and so...
The price of diesel reached 206 lek per liter from 198 lek...
Businesses will no longer be required to simply register t...