LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Inflacioni, në fazë rritjeje”/ Civici: Si mund të luftohet

2022-11-13 22:20:00, Ekonomi CNA
“Inflacioni, në fazë rritjeje”/ Civici: Si mund të
Eksperti i ekonomisë, Adrian Civici

Eksperti i ekonomisë, Adrian Civici ka analizuar situatën ekonomike në vendin tonë.

Civici tha se inflacioni është në fazë rritjeje, ndërsa e cilësoi si më të egrin të 30-40 viteve të fundit.

Ai deklaroi në emisionin “E-Zone” se inflacioni mund të luftohet vetëm duke normalazuar politikën monenatare.

“Inflacioni duket të jetë në fazë rritje, jo me të njëjtat ritme rritjeje si muajt e fundit, ndaj për aq kohë sa do të kemi shifra në rritje të tij edhe politika e Bankës së Shqipërisë do të vijojë në këtë drejtim, pra të shtrëngimit të politikës monetare. Të njëjtën gjë po bëjnë të gjitha bankat qendore. Bankat analizojnë shumë faktorë para se të marrin një vendim të tillë, pasi kjo vendimmarje është komplekse”, theksoi Civici. B.A. – CNA.al

Lajmet e fundit nga