Why is Central Europe unprepared for the approaching heatwave?
A severe heatwave is expected to sweep across Central Euro...
A severe heatwave is expected to sweep across Central Euro...

SPAK-u së fundi ka kërkuar arrestimin e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj dhe e ka akuzuar këtë të fundit për lidhje me Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton e inceneratorëve, për përfitime pagesash, vila e të tjera si këto.
Ahmetaj e ka mohuar dhe pretendon se nuk ka asnjë lidhje me këta persona, s’ka marrë përfitime dhe s’ka vënë kurrë asnjë firmë pro tyre, gjithsesi kjo i përket hetimit të prokurorëve dhe gjykatës për ta vendosur.
Por, SPAK-u tashmë po merr një nga krerët më të lartë të shtetit shqiptar. Pas Saimir Tahirit, Lefter Kokës dhe Alqi Bllakos është Arben Ahmetaj, por në institucionin që po heton korrupsionin ka dhe shumë dosje të tjera, të cilat pritet të sjellin një verë të nxehtë, përvëluese, për politikën shqiptare dhe mund të trondisin opinionin publik, dosje, të cilat mund të çojnë deri në rrëzimin e qeverisë, mund të çojnë deri në zgjedhje të parakohshme të vendit apo të hanë dhe kokën e Presidentit të Republikës.
Sipas të dhënave zyrtare të siguruara nga burime brenda SPAK-ut, një dosje mjaft voluminoze është ajo e Sarandës, një koncensioni të marrë nga dy kompani private dhënë nga Ministria e Mbrojtjes në lidhje me bazën ushtarake në këtë zonë.
Nga të dhënat dhe kallëzimet e bëra, dyshohet se veprimet e kryera janë në shkelje të ligjit dhe në këtë hetim është përfshirë dhe një objekt, i cili është pjesë e bazës ushtarake që nuk duhej dhënë në fakt me koncension.
Gjithashtu, mësohet se dhënien e kësaj sipërfaqeje në përdorim për dy subjekte private e ka firmosur ish-Shefi i Shtabit të Ushtrisë, Z. Bajram Begaj, sot President i Republikës.
Ushtria, në fakt, dhe komanda e saj drejtuese është e pavarur nga Ministria e Mbrojtjes, pretendohet që është përfshirë edhe Olta Xhaçka, por gjithsesi, sipas hetimeve të SPAK-ut, në dosje ndodhet edhe Presidenti i Republikës. Thellimi i hetimeve mund të çonte në përfundimin se Presidenti mund të akuzohej për korrupsion, çka do të çonte në një impiçment, pra një shkarkim të Presidentit të Republikës.
Nga ana tjetër, fraksionet e dosjes së inceneratorëve janë të shumta, pra nuk është vetëm Arben Ahmetaj që përmendëm më lart, por ka hetime sipas dokumenteve që kanë dalë nga institucionet dhe informacionet e mbledhura nga SPAK-u edhe për dy ministra të tjerë që kanë ndjekur procedurën ligjore të asaj kohe, z. Damian Gjiknuri dhe Z. Nasip Naço.
Sërish tek inceneratorët është marrë në hetim edhe shtetasi Ëngjëll Agaçi, litari i të cilit ndodhet “në qafë” për procedurën e dhjetorit të 2014-ës ku brenda ditës 14 institucione dhanë “OK”-in me shpejtësi për të dhënë “koncensionin për ndërtimin” e inceneratorit të Elbasanit me vlerë 22 milionë euro.
Agaçi, sekretari i përgjithshëm i Kryeministrisë, është njeriu përgjegjës për vendimet e qeverisë, për përgatitjen e tyre dhe zbardhjen.
Një dosje tjetër që përflitet në SPAK është edhe ajo për ish-ministrin Ilir Beqaj, ish-ministër i Shëndetësisë, i cili është akuzuar në lidhje me disa koncensione gjatë kohës që ka qenë në këtë detyrë, siç është ajo e “check up”-it dhe ajo e sterilizimit.
Ilir Beqaj vazhdon detyrën si drejtor i një agjencie i qeverisë shqiptare.
Pra, sipas të dhënave që ka SPAK-u janë shumë ministra dhe njerëz, zyrtarë të shtetit, nën hetim apo edhe nën akuzë. Dy ministra janë arrestuar, një i tretë është zëvendëskryeministri, i cili është kërkuar të arrestohet, ka ministra të tjerë në hetim, zyrtarë të lartë e deri te presidenti dhe këta i përkasin pjesës së mazhorancës.
Nga ana tjetër, mësohet se edhe opozita ka problematika që lidhen me hetimet brenda SPAK-ut.
Së pari, është dosja e Gërdecit, ku Fatmir Mediu vazhdon të ndjekë gjyq pas gjyqi, seancë pas seance, shtyrje pas shtyrje, akuzën ndaj tij për çështjen e Gërdecit.
Pas Mediut, mësohet se një person në hetim është edhe z. Arben Imami në lidhje me privatizimin e klubit Partizani, ku pretendohet se SPAK-u mund të thërrasë si person në dijeni dhe ish-kryeministrin Sali Berisha.
Një emër tjetër në hetim nga SPAK-ku është ish-kreu i Kuvendit, ish-kryeministri, ish-presidenti Ilir Meta, i cili është në hetim nga ky institucion dhe përflitet në qarqet politike dhe mediatike se dhe ndaj këtij të fundit mund të ketë një ngritje akuze.
Pra, nuk janë pak, por 10 apo 15 raste, zyrtarësh të lartë, Presidentë, ish-Presidentë, ish-Kryeministra, ministra apo edhe ish-ministra, të cilët ndodhen nën hetim, nën akuzë dhe “goditja” e tyre mund të sjellë të fortë në opinionin politik, por edhe publik.
Ndoshta largimi i Presidentit, Ahmetajt, ministra të tjerë të qeverisë apo bashkëpunëtorë të Ramës pas hekurave do ta detyronin kryeministrin në një situatë të tillë që ta çonte vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme dhe nuk do të ishte çudi që t’i rifitonte prapë ato, edhe pse shumica e bashkëpunëtorëve që ka pasur në këto 10 vite mund t’i ketë pas hekurave për afera dhe denoncime të bëra, qoftë nga opozita, qoftë nga mediat që fatkeqësisht vetë kryeministri Rama i ka mbrojtur në publik me pathos të madh, ndërkohë që kanë rezultuar afera korruptive, bëma dhe gjëma në kurriz të qytetarëve shqiptarë./ CNA.al
Taulant Balla was appointed Minister of the Interior b...
The brothers have frozen The Prime Minister of Albania ha...
Prime Minister Edi Rama, who has been acting as the le...
Kur pret ura pa ndonjë arsye të veçantë, ndonjëherë bie në...
The application by the government of the three-year blocka...
It happens that we unfortunately hear in 2023 that you can...
While previously it was the Foreign Policy Committee of th...
The events in Kosovo have shocked public opinion, not only...
If the 36-year-old who came to Parliament, breaking th...
With a short-sleeved black blouse, combined with black...
Në seancën plenare të paradites së të enjtes, me shumi...
Dr. Berisha's Democratic Party has come out with its o...
The affair of the incinerators in Albania had another ...
May 14 registered a very weak result for the oppositio...
The opposition registered a deep defeat in the elections, ...
The local elections ended with a non-problematic campa...
Ky material po publikohet pak pas orës 19, në momentin...
The affair of the incinerators is an issue that is being i...
The presidential and parliamentary elections of May 14, 20...
Anyone who drops this title calls it insulting. Blackmail,...
Journalist Elton Qyno has made a complaint regarding the w...
After the first denunciation, the Plug show has continued ...
Today, CNA has published a complaint from residents of the...
A complaint from residents of the village of Gjashtë in Sa...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Tirana Police announce that 11 citizens have been identifi...
A police officer at Durres prison has been arrested in fla...
An accident occurred this afternoon on the Elbasan-Peqin a...
The Police Supervision Agency has suspended the former dir...
Today, mainly stable weather conditions. According to the...
Today, our country will be affected by almost the same met...
As climate change warms coastal waters in northern Europe,...
Today, our country will be affected by almost the same met...
A severe heatwave is expected to sweep across Central Euro...
At least 235 people have been killed and more than 4,300 i...
Is the Chancellor at a loss for words? What do experts say...
Multiple explosions are reported by foreign media in the U...
The promotion of the book by author Aleksandër Ikonomidhi ...
The Albanian Embassy in Switzerland has organized an eveni...
This Wednesday, the prominent actor of Albanian cinema, Gj...
Several archaeological excavations conducted during this s...
This Friday, one US dollar is bought for 82.2 lek and sold...
Austria was the leading foreign investor in Albania in the...
Between 2015 and 2025, residential construction prices inc...
Oil prices have fallen to levels not seen since before the...