web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pse Evropa duhet ta ruajë unitetin e saj rreth Ukrainës

2022-06-30 08:37:00, Blog Frederik Kempe

Pse Evropa duhet ta ruajë unitetin e saj rreth Ukrainës

Evropa ka ndryshuar në një mënyrë mbresëlënëse 5 muajt e fundit, që kur presidenti rus Vladimir Putin filloi pushtimin e Ukrainës. Javët e ardhshme do të tregojnë nëse do të vazhdojë puna për ndërtimin e një Bashkimi Evropian më të vendosur për një të ardhme me sfida të reja në fushën e sigurisë.

Apo nëse uniteti i kohëve të fundit do të zhbëhet përballë krizës ekonomike dhe vazhdimit të konfliktit. Deri më tani, BE-ja ka mbetur e unifikuar me Shtetet e Bashkuara dhe të tjerët pas një grupi të paprecedentë sanksionesh ndaj Rusisë.

Për më tepër, ajo ka nisur ta forcojë fuqinë e saj të fortë përmes rritjes së shpenzimeve në mbrojtje, teksa ka lëvizur me shpejtësi drejt reduktimit të varësisë së saj të turpshme energjetike nga Moska. Së fundmi, G7 duket e gatshme të shpallë një embargo ndaj importit të arit rus.

Pse Evropa duhet ta ruajë unitetin e saj rreth Ukrainës

Bashkimi Evropian i është përkushtuar Ukrainës si një vend demokratik, i pavarur dhe evropian përmes dhënies së miliarda eurove mbështetje ekonomike, dërgesave të paprecedenta të armëve, dhe së fundmi me miratimin e statusit të kandidatit për anëtarësim në union së bashku me Moldavinë, në mënyrë të atillë, që Putin nuk e kishte imagjinuar kurrë kur nisi luftën e tij.

Megjithatë, sado mbresëlënës që ka qenë deri më tani projekti i ringjalljes së BE-së si një aktore gjeopolitike me peshë, ka të ngjarë që të dështojë muajt në vijim në rast se nuk formohet akoma më tepër bindja politike rreth këtij momenti historik. Dhe kjo do të kërkojë zbatimin më të shpejtë të politikave të reja të mbrojtjes dhe energjisë, dhe natyrisht një mbështetje më të madhe për Ukrainën.

Ndërsa Putin po fiton terren në Ukrainë, sulmet e fundit ndaj Kievit, duket se u bënë qëllimisht që të përkonin me takimin e udhëheqësve të G-7 në Gjermani. Këta të fundit do të përballen me presione më të mëdha publike për t’i dhënë fund luftës, në kushtet kur çmimet standarde të gazit që do të rriten edhe me 15 për qind më shumë në ditët e ardhshme për shkak të reduktimit të dërgesave të gazit rus, kur inflacioni në maj arriti në nivelin 8.1 për qind në eurozonë, dhe kur po shtohen rreziqet e një recesioni ekonomik.

Në një front tjetër, presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Kristin Lagard thirri kolegët e saj në një seancë urgjente javën e kaluar në Frankfurt, për të gjetur konsensus rreth hapave për  parandalimin e çdo rreziku nga një krize të re e borxhit në eurozonë, që nisi në Itali si pasojë e goditjeve të dyfishta nga inflacioni dhe ngadalësimi i rritjes ekonomike.

Pse Evropa duhet ta ruajë unitetin e saj rreth Ukrainës

Putin po mbështetet në lodhjen e zakonshme dhe ndarjet politike që ndodhin midis demokracive perëndimore, kur ato duhet të gjejnë një ekuilibër midis shqetësimeve të brendshme në rritje dhe rreziqeve ndërkombëtare. Ai ka plot arsye për t’u inkurajuar, përfshirë dështimin e të sapozgjedhurit Emanuel Makron për të fituar shumicën në Asamblenë Kombëtare, hera e parë në 30 vjet që i mohohet një presidenti francez.

Dhe pavarësisht të gjitha dërgesave mbresëlënëse të armëve dhe mbështetjes ekonomike që i ka dhënë Ukrainës administrata Bajden, rrezja e goditjes së tyre prej rreth 80 km mbetet e pamjaftueshme për të ndaluar bombardimet ruse, dhe kjo nga frika e zgjerimit të luftës.

Përtej kësaj, Putin e di se zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA, ka të ngjarë ta dobësojnë më tej Bajdenin, në mesin e mosmarrëveshjeve të brendshme mbi rrëzimin që i bëri Gjykata e Lartë ligjit të mbrojtjes së abortit “Roe vs Wade”; dhe mosmarrëveshjeve mbi ligjin e mbajtjes së armëve.

Edhe pse lufta e Putin po bëhet më brutale, amerikanët po e shohin më pak atë në ekranet e tyre televizive. Ndërkohë, kancelari gjerman Olaf Sholc gjendet në një pozitë më të dobët se në ditët e tij të para në detyrë, teksa priti fundjavës që kaloi liderët e G-7 në Alpet bavareze.

Sholc u përball me një mori të tillë kritikash se po zvarrit dërgesat e armëve të rënda në Ukrainë, saqë Ministria e tij e Mbrojtjes u detyrua të publikonte një listë të plotë me armët tashmë të dërguara dhe ato që janë në plan të dërgohen, përfshirë 7 topa vetë-lëvizës Panzerhaubitze 2000, që më në fund kanë mbërritur në Ukrainë.

Pse Evropa duhet ta ruajë unitetin e saj rreth Ukrainës

Vlen të kujtohet se momentet më të mëdha të ecjes përpara të Evropës, zakonisht vijnë në kohë krize, siç ka ndodhur sërish pas luftës që ka nisur Putin në Ukrainë. Pikërisht në momente të tilla, shtetet anëtare i menaxhojnë më mirë ndarjet brenda tyre, dhe punojnë në mënyrë më efikase me burokracinë mendjemprehtë të BE-së.

Por problemi është se ndarja aktuale në Evropë, që duket më e vështirë për t’u mbyllur, është një mosmarrëveshje thelbësore rreth asaj se sa e rëndësishme është një fitore e Ukrainës, dhe çfarë duhet për ta arritur atë. Sa më afër Rusisë si një qytetar i Bashkimit Evropian, aq më shumë do të argumentoni, siç bëra edhe unë më 5 qershor, se Putin nuk ka nevojë për një rrugëdalje diplomatike që po ofron Makron.

Përkundrazi atij i duhej një ngërç, që të mund të shkaktohet vetëm nga sanksione më të ashpra, dhe nga një kundërsulm më efektiv ukrainas i mbështetur nga armë me rreze më të gjatë.

Fqinjët më të afërt të Rusisë, e dinë se një marrëveshje paqeje e keqe, ku Ukraina heq dorë nga një pjesë e territorit, mund të sigurojë vetëm një pushim, përpara se Putin të rifillojë përpjekjet e tij perandorake për të marrë të gjithë Ukrainën dhe përfundimisht në zona të tjera ish-sovjetike.

Në Evropën Perëndimore, ka një dëshirë të madhe për një paqe që do t’i jepte fund luftës tani, edhe nëse rezultati e lë Putinin në pushtet, dhe siç e ka thënë Makron, e shmang poshtërimin e tij.

“Pavarësisht retorikës festive në Bruksel për reagimin çuditërisht të fuqishme të Bashkimit Evropian ndaj pushtimit rus të Ukrainës, lufta nuk e ka bashkuar bllokun në ndonjë mënyrë të paprecedentë apo transformuese. Në fakt, ajo ka pikërisht efektin e kundërt. Nën horizontin në rritje të Ukrainës si një katalizator për një BE më muskulare dhe gjeopolitikisht efektive, fshihen ndarje të thella, ndryshime besnikërie dhe një realitet shumë më kompleks”- shkroi këtë javë Eoin Drea “Foreign Policy”.    

Si për të kundërshtuar këtë pretendim, Makron i Francës, Sholc i Gjermanisë, kryeministri italian Mario Dragi dhe presidenti rumun Klaus Iohanis vizituan së bashku Kievin më 16 qershor. Pak orë më vonë, Parlamenti Evropian votoi me 529 vota pro, 45 kundër dhe 14 abstenime një rezolutë që i bënte thirrje krerëve të shteteve dhe qeverive që t’i jepnin Ukrainës, dhe Moldavisë, statusin e kandidatit në BE, gjë që ka ndodhur tashmë. 

Pse Evropa duhet ta ruajë unitetin e saj rreth Ukrainës

Por kjo simbolikë duhet të plotësohet me një substancë edhe më të madhe. Ribashkimi i BE-së sapo ka filluar ta forcojë mbrojtjen e vet, të diversifikojë burimet e energjisë, të forcojë lidhjet e saj transatlantike, dhe të sigurojë mbijetesën e Ukrainës si një shtet sovran dhe i lirë evropian.

Për të qëndruar në këtë kurs, liderët dhe qytetarët evropianë duhet të kuptojnë se ajo çfarë po bëjnë, nuk është vetëm për Ukrainën, por më shumë për veten e tyre. Leksionet nga dy Luftërat Botërore shkatërruese dhe një Luftë e Ftohtë, janë se të qëndruarit bashkë është një parakusht për fitoren, dhe se sjellja tolerante e despotëve është gjithnjë vetë-shkatërruese.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al





09:48 Blog

What is the G7?

The G7 summit takes place in late June under the German pres...

Lajmet e fundit nga