web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Rama, në panik për mocionin”/ Kryemadhi: Uroj mos sëmuret, të mos thotë jam me flamë

2023-02-23 13:31:00, Politikë CNA

“Rama, në panik për mocionin”/ Kryemadhi: Uroj mos

Deputetja Monika Kryemadhi, ka deklaruar në Kuvend, se kryeministri Edi Rama, ndihet i frikësuar, duke iu referuar mocionit që do të mbahet në datën 2 Mars.

Më tej, Kryemadhi ka ironizuar, duke thënë se për shkak të panikut që e ka kpaur Ramën, uron që të mos sëmuret apo të mos e zërë ndonjë flamë.

“Fjalët tona janë të tepërta. Filozofia duhet të përmbyllet me një mendim të thjeshtë, duhet të kishim kryeministrin. Pavarësisht mendimeve, arroganca e tij ka kaluar çdo lloj kufiri. Ajo që dua të theksoj është se socialistët ndihen të përdorur se respekti ndaj tyre është jo ekzistent. Nuk përfaqësohen në parlament, se vetëm socialistët nuk përfaqësohen në veprat e tyre, e jo më në çështjen e fundit. E kuptoj panikun e Ramës, duke përdorur institucionin e kryeministrisU që të mos sëmuret, të mos thotë jam me flamë. Nuk ka një frikë të madhe, do përgjigjet. Kemi nevojë për një parlament funksional dhe për parlament funksional”, tha Kryemadhi./ CNA.al





Lajmet e fundit nga