Removal of the name "Ibrahim Rugova" on the street of the capital / Kelliçi "slap" Veliajt: Shame
The DP candidate for the municipality of Tirana, Belin...

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, në një deklaratë për mediat, është shprehur se Skënder Gjinushi po përdor postin në Akademinë e Shkencave për qëllime personale.
Sipas Zhupës ai po e mban postin në mënyrë të paligjshme dhe se plagjiaturon nga ata autorë të cilët nuk ekzistojnë.
“Përfitoj nga rasti duke qenë se jemi në këtë lidhje live për të shprehur ngushëllimet për viktimat e tërmetit në Turqi dhe në Siri.
Shërim të shpejtë ata që janë të lënduar nga kjo ngjarje tragjike që ka ndodhur në Turqi dhe në Siri.
Ndodhemi këtu, siç ju e dini, në oborrin e Akademisë së Shkencave, i cili duhet të ishte në fakt institucioni që prodhonte lajme pozitive. Institucioni që prodhonte shkencë, institucioni që fliste për zhvillimet e vendit, zhvillimet ekonomike, për zhvillimet sociale, ashtu siç jepte mundësinë për të ecur përpara edhe në kulturën e albanologjisë, gjuhësisë, në gjithçka që lidhet me identitetin e historisë shqiptare.
E kundërta ndodh prapa këtyre mureve sot, ku është duke u zhvilluar mbledhja e asamblesë së akademikëve, që në një rast normal unë do të isha duke e ndjekur këtë mbledhje për shkak të funksioneve të mia si deputete në Komisionin e Edukimit, por është duke u zhvilluar në kushtet e një mungese legjitimiteti.
Akademikët këtu janë përballë një kryetari i cili vazhdon e mban postin në mënyrë të paligjshme. Vazhdon dhe e mban postin të padekretuar nga Presidenti i Republikës. Është një kryetar i cili sot është në Gjykatën Kushtetuese, për cilësitë e tij si kryetar, dhe nga ana tjetër pres që kjo asamble sot e akademikëve të marri në shqyrtim edhe ligjin me porosi, që ka porositur Skënder Gjinushi, për dhënien e një mandati të dytë vetes së tij në krye të akademisë.
Pra, edhe pse e mban mandatin e tij sot që flasim në mënyrë të paligjshme, ka bërë një ligj me porosi nga dy deputetë socialistë për të tejzgjatur edhe një mandat tjetër për veten, nënkryetarin dhe sekretarin e akademisë.
Unë pres që akademikët të jenë të shqetësuar. Ata akademikë të ndershëm, ata akademikë që realisht e meritojnë këtë emër të rëndësishëm. Vetëm ne kemi mbetur sot të shqetësuar që kemi në krye ende Skendër Gjinushin si përfaqësues të Akademisë së Shkencave në grupin e punës dhe në ligjin e shkencës.
Përfaqëson Akademinë e Shkencave si kryeenciklopedist, si kryehistorian në projektin e historisë, si kryegjuhëtar në projektin e fjalorit.
I ka marrë të gjitha vetë, ku në cilësitë e tij njihet për Caruan-ën e Shkencës, njeriun që vetëm plagjiaturist. Plagjiaturon nga ata autorë të cilët nuk ekzistojnë.
Kjo situatë në Akademinë e Shkencave bëhet edhe më e vështirë për faktin se edhe sot keni në rend dite shtimin e anëtarëve të asamblesë Akademisë së Shkencave, dhe z.Gjinushi ka arritur në këto vite, në paligjshmërinë e vetë, të bënte anëtarë të rinj të Akademisë së Shkencave, njerëz që e përkrahin atë, ose njerëz të ish-PS, siç e thotë edhe investigimi i BIRN.
Ish-deputetët e PS janë tashmë akademikë të Asamblesë së Përgjithshme të Akademisë së Shkencave. Një nga akademiket e mban këtë titull sot sepse ka bërë një ligj anti-kushtetues, që e lejonte Gjinushin që të vazhdonte pa dekret në krye të Akademisë.
Mos u çudisni që në mandatin e radhës të Skënder Gjinushit, të kemi akademik edhe Petro Koçin, për shkak se po bën ligjin me porosi për t’i zgjatur dhe për t’i dhënë mandatin e dytë Skënder Gjinushit.
Kjo ishte arsyeja pse unë e mendova të rëndësishme sot, në ditën që mblidhet Asambleja e Akademisë së Shkencave, ne të kërkonim akademikët më shumë shkencë, më shumë ligjshmëri, reflektim mbi ato që kërkon vendi, zërin e akademisë kur bëhet fjalën për koncensionet e Akademisë Kulturore, siç ishte rasti i Butrintit dhe për problemet që ka ky vend, dhe jo kapjen e një akademisë nga një person dhe përdorimin e këtij posti për qëllime të veta personale dhe dhënien parti borxh Edi Ramës për qëllime të tija elektorale", ka thënë Zhupa./ CNA.al
The DP candidate for the municipality of Tirana, Belin...
Prime Minister Edi Rama expressed his condolences to the p...
The Albanian Embassy in Ankara has informed that there...
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe ministrja Olta ...
President Bajram Begaj has expressed his support and c...
Ndryshimet klimatike po bëhen më të ndjeshme në Shqipë...
Allison Guerriero, ish e dashura e Charles McGonigal, ...
Allison Guerriero, ish e dashura e Charles McGonigal, ...
Të tjera detaje ka nxjerrë në dritë mbrëmjen e sotme Allis...
Pak ditë më parë, bënë bujë gafat e Dea Mishel Hoxhës,...
Avokati Spartak Ngjela ka paralajmëruar bashkimin e et...
Avokati Saimir Vishaj ka sulmuar ish-kryeprokurorin dh...
Inceneratorët e Elbasanit dhe Fierit u kanë kushtuar taksa...
Starting from 22:00, until the early hours of the morn...
The deputy of the DP, Tritan Shehu, has reacted regard...
Journalist Edi Oga, through a reaction on social netwo...
The head of the Republican Party, Fatmir Mediu, is in the ...
Dea Michel, resident of Big Brother Vip with an averag...
Avoiding a possible conflict in the Balkans, as well a...
Moderator Jonida Shehu has shown the message she recei...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A conflict occurred this Thursday evening in the toy area ...
A person has died today on Orikum beach. According to repo...
Footage emerges from the serious accident that occurred th...
A Shkodra traffic police officer was hit with hard objects...
Children without parental care, for whom alternative famil...
On Thursday, our country will be under the influence of st...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
The Institute of Geosciences has shared a forecast for wea...
The European Union Office in Kosovo has called on all poli...
Serbian President Aleksandar Vučić, at a press conference ...
For the first time since the launch of the euro, European ...
Artificial intelligence (AI) models from the American comp...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
The average sale price of apartments in Tirana reaches rec...
This Thursday, one US dollar is bought for 81.5 lek and so...
The price of diesel reached 206 lek per liter from 198 lek...
Businesses will no longer be required to simply register t...