web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pas shoqërimit në komisariat/ Flet një nga protestuesit: Mos të kujtojnë se shqiptari trembet

2026-06-30 21:21:00, Aktualitet CNA

Pas shoqërimit në komisariat/ Flet një nga protestuesit: Mos

Një nga protestuesit që u shoqëruan sot në Komisariatin nr.1 pas tensioneve para Kuvendit, ka folur para Kryeminsitrisë, ku mbërriti pasi u la i lirë nga autoritetet policore.

Në mesazhin që ndau para qytetarëve të pranishëm, protestuesi tha se e vetmi akt që u krye prej tyre ishte ruajtja e një proteste paqësore, ndërsa  hodhi akuza se kjo nuk i intereson të gjitha palëve.

“Mos të kujtojnë se shqiptari trembet. Ne që ishim aty, policinë e mbrojtëm me krahët tona, i dolëm përballë popullit që t’i mbronim dhe ta ruajmë paqësore protestën. Këta nuk duan, nuk duan paqe. Ndoshta ky i gjati i përulet Melonit, shqiptari i përulet vetëm Zotit të madh, nënës që i ka bërë kokën dhe flamurit. Askujt tjetër”, tha protestuesi./CNA





Lajmet e fundit nga