Institucionet publike i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm ekonomik prej 13 milionë eurosh në të ardhura dhe shpenzime, ndërkohë që efekti negativ për shkak të parregullsive është shumë më i lartë.
Sipas llogaritjeve të bëra nga institucioni suprem i auditit, këto parregullsi kanë pasur efekt negativ prej 88.5 miliardë lekësh, apo 756 milionë euro. Në total dëmi nga këto dy elemente është rreth 770 milionë euro.
KLSH ka sqaruar se dëmi ekonomik i referohet detyrimit të shpërblimit monetar të një individi ose subjekti që i shkaktohet entit shtetëror të audituar në lidhje me veprime ose mosveprime në cenim të disiplinës financiare dhe kuadrit rregullator përkatës.
Kurse efekti negativ në performancën e subjekteve nën auditim u referohet efekteve negative të konstatuara në administrimin e fondeve publike dhe menaxhimit me ekonomicitet, eficiencë dhe efektivitet të fondeve publike.
Fushat me shkeljet më të larta
Nëse u referohemi të dhënave të publikuara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, fusha e parë ku ka pasur shkelje tek të ardhurat dhe kategorizuar si dëm ekonomik është ajo e shitjes, blerjes dhe dhënies me qira të pasurisë shtetërore.
Ndërkohë sa i takon dëmit ekonomik në shpenzime, fusha që mban rekordin është ajo e investimeve dhe pas saj vijnë pagat, sigurimet dhe shpërblimet.
Edhe tek efektet negative për shkak të parregullsive, fusha me shkeljet më të mëdha në grupin e të ardhurave është ajo e shitjes, blerjes dhe dhënies me qira të pasurisë shtetërore, ndjekur nga zbatimi i legjislacionit tatimor në qeverisjen lokale.
Në grupin e shpenzimeve, pjesën më të madhe e mban kategoria “të tjera”, ndjekur nga shpenzimet për investime dhe pas saj shpenzimet operative.
Shkeljet e konstatuara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit nuk i përfshijnë të gjithë institucionet e administratës publike, por vetëm ato që janë audituar sipas programit të parashikuar. Referuar raportit vjetor gjatë vitit 2022, auditimet janë zhvilluar në 205 subjekte.
Ato kanë përfshirë institucione të qeverisjes qendrore: ministri dhe agjenci përfshirë: drejtori qendrore dhe rajonale në varësi të tyre; njësi të vetëqeverisjes vendore: qarqe dhe bashki; institucione që administrojnë fonde speciale: ISSH dhe FSDKSH, institucione të pavarura; shoqëri aksionare me kapital shtetëror në të cilën shteti ka mbi 50% të aksioneve, apo projekte me financim të huaj.
Sipas KLSH-së në institucionet e audituara gjatë periudhës janar – dhjetor 2022, KLSH ka adresuar gjithsej 5,420 rekomandime, nga të cilat: 52 propozime për përmirësime ligjore; 3,283 masa organizative; 1,047 masa disiplinore dhe administrative, 352 masa për shpërblim dëmi dhe 686 masa për efekte negative në buxhet./ Monitor
Today, on May 30, 2023, the US dollar is bought at 102.4 A...
American President Joe Biden has congratulated his Turkish...
Today, on May 29, 2023, the US dollar is bought at 102.7 A...
While food and commodity prices remain high in many countr...
Today, on May 28, 2023, the US dollar is bought at 102.7 A...
Today, May 27, 2023, the US dollar is bought at 102.6 ALL ...
The Transparency Board changed fuel prices again today...
Today, May 26, 2023, the US dollar is bought at 102.7 ...
The German economy was in review at the start of 2023 ...
Today, May 25, 2023, the US dollar is bought at 102.7 ALL ...
Today, May 24, 2023, the US dollar is bought at 102.6 ALL ...
The Albanian Institute of Sciences, AIS, has revealed ...
Sot më 23 maj 2023, dollari amerikan blihet me 102.4 lekë ...
Today, May 22, 2023, the US dollar is bought at 102.6 ALL ...
This Sunday there are no changes in foreign currencies. T...
The former Minister of Finance, Anila Denaj, spoke tod...
This Saturday, foreign currencies have fallen again. Thus...
Today, on May 19, 2023, the US dollar is bought at 103...
Sot, më 18 maj 2023, dollari amerikan blihet me 103.6 lekë...
Sot, më 17 maj 2023, dollari amerikan blihet me 102.5 lekë...
The voluminous file of the incinerator affair in the i...
The affair of the incinerators also affected the media...
The Democratic Party denounced this Saturday that the Mini...
The village of Lin is one of the most picturesque in Alban...
In Albania, the reform of the judicial system dismissed ov...
The Institute of Political Studies has conducted an an...
The judge of the Court of Tirana, Lazër Sallaku, was d...
The High Prosecution Council accepted the proposal of the ...
Policia me urdhër të Prokurorisë së Elbasanit ka sekue...
The lawyer from Lushnja Adriatik Doga has called the a...
The "Temple" mega-operation follows. The police have a...
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, vunë në prang...
Mosquitoes are the 'calamity' of many people's lives. ...
Vendi ynë gjatë paradites do të jetë nën ndikimin e kthjel...
Albania will remain under the influence of stable atmo...
Doctors warn that thousands of women are at risk from ...
The President of Serbia, Aleksandar Vučić, said on Monday ...
The opposition demanded this Monday in the Parliament ...
Russian forces launched heavy shelling in Kherson early Mo...
The former CEO of Abercrombie & Fitch and his British part...
The writer and professor, Sadik Bejko, has given a message...
55 works of 42 Albanian painters that are part of the fund...
The much talked about film "In the Frame of Love", where t...
The well-known writer Besnik Mustafaj celebrates his 65th ...
Today, on October 2, 2023, the American dollar is boug...
Public-Private Partnerships (PPP), in the form of concessi...
Today, on October 1, 2023, the American dollar is boug...
Today, on September 30, 2023, the US dollar is bought ...