web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Humbja e madhe e Kristaq Dhamos/ Reagon Meta: La pas vlera të mëdha artistike

2022-08-14 21:12:00, Aktualitet CNA
Humbja e madhe e Kristaq Dhamos/ Reagon Meta: La pas vlera të mëdha
Ish-presidenti Ilir Meta

Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar për ndarjen nga jeta të regjisorit shqiptar, Kristaq Dhamo, në moshën 89-vjeçare.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Meta shpreh ngushëllime për familjarët dhe miqtë e kineastit, ndërsa thekson se ai la trashëgimi shumë filma, me vlera të mëdha artistike.

Kreu i Partisë së Lirisë deklaron se Dhamo do të kujtohet në veçanti për meritat si udhëheqës artistik i Kinostudios ‘Shqipëria e Re’ dhe si pedagog.

“Me hidhërim mësova lajmin për ndarjen nga jeta të kineastit dhe regjisorit të filmit të parë artistik në historinë e kinematografisë shqiptare, "Nderit të Kombit", Kristaq Dhamo.

Mjeshtërisht ai la trashëgim shumë filma me vlera të mëdha artistike dhe karaktere të ndërtuara bukur, me të cilat kinematografia jonë është përfaqësuar denjësisht ndërkombëtarisht. Por në veçanti ai do të kujtohet me mirënjohje për meritat e mëdha si udhëheqës artistik i Kinostudios ‘Shqipëria e Re’ dhe si pedagog i një plejade regjisorësh të rinj të cilët sot ia dedikojnë pikërisht atij profesionin.

Thanks to his talent and passionate work, although he created in a regime full of restrictions, Kristaq Dhamo managed to give eternal inspirational messages, human and social, beyond the false ideological facades, leaving behind precious works and an unforgettable contribution to culture and identity our national

Sincere condolences to the Dhamo family, colleagues and art lovers for this great loss!", writes Meta./ BA - CNA.al





Lajmet e fundit nga