web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Grushta dhe dhunë/ Protestuesit përplasen sërish me policinë

2022-11-18 12:34:00, Aktualitet CNA

Grushta dhe dhunë/ Protestuesit përplasen sërish me policinë

Tensione dhe dhunë, kjo është situata aktualisht në Divjakë, ku protestuesit kanë dalë për të kundërshtuar vendosjen e traut në zonën e parkut.

Edhe ditën e sotme banorët e Divjakës u mblodhën për të kundërshtuar tarifën e vendosur nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, ku kërkohet që çdo visitor të pagujë 50 lekë për t’u future në zonën e parkut të Karavastasë dhe 150 lekë për automjetet.

Ata marshuan drejt kabinës ku do të vihej dhe trau, e më pas protestuesit donin të vendosnin një pankartë, por policia i ka ndaluar dhe ky ka qënë momenti kur nisën tensionet.

Protestuesit i kërkuan policëve që t’i linin të protestonin për të drejtat e tyre, por nga ana tjetër, policia nuk i ka lejuar t’i afrohen kabinës./CNA.al





Lajmet e fundit nga