web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Eksperti i IT-së, padi sulmet kibernetike

2023-01-17 11:30:00, Aktualitet CNA

Eksperti i IT-së, padi sulmet kibernetike

Eksperti i IT-së, Gent Progni ka bërë padi në SPAK në lidhje me sulmet kibernetike.

Ai ka thënë se ky nuk do të jetë kallëzimi i parë.

“Kallëzimin e kam bërë si individ, por i mbështetur edhe nga forumi që ende nuk ka marrë një formë ligjore, Rizgjim Kombëtar, ku deri tani jemi 800 programues IT që kemi parë të drejtë ta bëjmë këtë kallëzim.

Ne kemi kapur vetëm një pikë, ky nuk do të jetë kallëzimi i parë. Pika që kemi kapur ne që është dhe publike dhe s’ka nevojë për ekspertizë, është mosrespektimi i kushteve dhe standardeve, ndarja e serverëve nga një layer virtual në një layer virtual, dhe kjo është e vërtetuar nga videoja e hakerave e publikuar në Telegram, ku tregohet qartë që këto servera nuk kanë qenë të segreguara”, është shprehur ai./CNA.al





Lajmet e fundit nga