web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“2 milion euro një rrotë”/ Fuga:Ju s’çani kokë se bridhni me makinat e shtetit

2022-08-09 09:10:00, Aktualitet CNA

“2 milion euro një rrotë”/ Fuga:Ju s’çani

Rrugët dytësore që lidhin qytetet me njëri tjetrin janë lënë në mëshirë të fatit.

Në një situatë e tillë dhe që është ngritur si shqetësim nga profesor Artan Fuga, është rruga Tiranë-Ndroq-Durrës.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Fuga iu drejtohet politikanëve që bredhin me makinat e shtetit dhe nuk ju intereson se çfarë ndodh me qytetarët.

“Boooo,

rruga Tiranë - Ndroq - Durrës dhe kthim, çfarë tmerri, sikur ta ketë bombarduar Putini!

Rrugë turistike! Bleje një shalqi në Fushë - Pezë, haje në Romanat, kur del te Plepat e ke të tretur!

Na i thyet kërbishtjet e këtyre qerreve tona prej katunarësh nga Vaqarri!

Ju, s'çani kokë se bridhni me makinat e shtetit! 2 miljon euro një rrotë!

Por, e ka një të mirë, zhvillohet industria e riparimit të veturave dhe rriten hapësirat e varrezave të veturave!”, shkruan Fuga./CNA.al

“2 milion euro një rrotë”/ Fuga:Ju s’çani





Lajmet e fundit nga