“Ngrijnë” monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 10 shkurt 2025
Sot, më datë 10 shkurt 2025, në tregun valutor, euro blihe...

Për periudhën 2021-2023, Tirana rezulton se pozicionohet ndër vendet me rritjen më të lartë të çmimeve mesatare të shitjes së apartamenteve në Europë.
Në Europë, çmimet e shitjes së apartamenteve për periudhën 2021 deri në 2023 janë rritur 10,3% sipas të dhënave të bëra publike në raportin “Rritja e kostove të strehimit në BE”, të Parlamentit Europian.
Mbështetur te të dhënat e indeksit “KeyData Albania”, në Tiranë nga 2021 deri në 2023 çmimet mesatare të shitjes së apartamenteve u rritën me 41%.
Çmimi mesatar i shitjes së apartamenteve për metër katror deri në fund të muajit dhjetor 2023 arriti në 1,548 euro nga 1,095 euro që ishte në tremujorin e parë të 2021-shit.
Nga krahasimi i të dhënave të publikuara nga raporti dhe të indeksit në Shqipëri, rezulton se Tirana renditet ndër 5 vendet me rritjen më të lartë të çmimeve në harkun e viteve 2021-2023.
Për të njëjtën periudhë në Europë, rritja më e madhe e çmimeve u kryesua nga Hungaria me rreth 65%. E ndjekur nga Islandë 54%, Lituania 50%, Estonia me 45%, Kroacia me 40%, Bullgaria me 37% etj.
Ndërsa rritja më e ulët e çmimeve është shënuar në Gjermani me 1%, Qipro me 5% dhe Itali 6%. Në disa shtete të tjera europiane si Finlandë, Suedi dhe Luksemburg çmimet janë ulur nga 1 deri 6%.
Raporti analizon rritjen e çmimeve të apartamenteve për gati një dekadë. Nga viti 2015 deri në 2023, rritja e çmimeve mesatare të shitjes së apartamenteve në Europë është 48%.
Raporti thekson se arsyet kryesore që kontribuuan në rritjen e çmimeve janë kostot më të larta të ndërtimit dhe normat e interesave. Po ashtu nga rënia e ndërtimit që kufizoi ofertën dhe rritja e blerjes së pronave, si një investim për të gjeneruar të ardhura shtesë.
Në Tiranë, rritja e çmimeve të apartamenteve vijon të jetë e vazhdueshme.
Shtrenjtimi nuk është ndalur edhe gjatë 2024-s. Ndër arsyet e rritjes së çmimeve sipas ndërtuesve ishte rritja e detyrimit për taksën e ndikimit në infrastrukturë, pas rritjes së çmimeve të referencës nga korriku 2023. Ndonëse gjatë 2024-s, kërkesa për blerje ka qenë më e ulët se viti paraardhës.
Në muajin korrik 2024 krahasuar me të njëjtën periudhë të 2023, sipas të dhënave të agjencive, rezultoi se rritja e çmimeve në zonat qendrore varionte nga 10 deri 16%.
Konkretisht te disa zona, si ajo pranë Stadiumit Dinamo çmimi maksimal arriti në 2,900 euro për metër katror nga 2,600 euro për metër katror që ishte në 2023. Rritja ishte 16%.
Pranë Parkut Olimpik në Tiranë, në një nga komplekset e reja që po ndërtohet, në muajin korrik 2024 çmimet e shitjes arritën nga 2,200 euro vlera minimale deri në 2,900 euro për metër katror vlera maksimale.
Në këtë zonë, çmimet e shitjes në 2023 variuan nga 2,300 deri në 2,600 euro për metër katror. Rritje çmimesh ka pasur edhe në zonat periferike.
Edhe në fillim të vitit 2025 konstatohet rritje të çmimeve.
Në Komunën e Parisit për ndërtimet e reja, në fazën e parë po ofrohen çmime që variojnë nga 2,400-2,700 deri 3,000 euro për metër katror. Zonat periferike si Fresku, Shkoza dhe Astiri, çmimet nisin nga 1,400 euro për metër katror.
Ndërtuesit pohojnë se shkak i rritjes së çmimeve është kërkesa në rritje nga blerësit e huaj dhe blerjet për qëllim investime me qiradhënie afatgjatë dhe afatshkurtër./ Revista Monitor
Sot, më datë 10 shkurt 2025, në tregun valutor, euro blihe...
Sot, më datë 9 shkurt 2025, në tregun valutor, euro blihet...
Rreth 21 mijë apartamente e njësi të tjera banimi ishin të...
Sot, më datë 8 shkurt 2025, në tregun valutor, euro blihet...
Bankat shqiptare përjetuan një tjetër vit të artë në 2024-...
Sot, më datë 7 shkurt 2025, në tregun valutor, euro blihet...
Po mbahet sot në ambientet e Bankës së Shqipërisë një trye...
Një kilogram ushqim i importuar vitin e kaluar ka kushtuar...
Sot, më datë 6 shkurt 2025, në tregun valutor, euro blihet...
Guvernatori i Bankës Kombëtare, Gent Sejko ka theksuar sot...
Vendimet e njëpasnjëshme të qeverisë për rritjen e pagës m...
Sot, më datë 5 shkurt 2025, në tregun valutor, euro blihet...
Banka Botërore përllogarit se në vitin 2023, të ardhurat p...
Sot, më datë 4 shkurt 2025, në tregun valutor, euro blihet...
Sot, më datë 3 shkurt 2025, në tregun valutor, euro blihet...
Sot, më datë 2 shkurt 2025, në tregun valutor, euro blihet...
Vit pas viti, kostot e shpenzimeve nga xhepi për blerjen e...
Tranzicioni demografik i Shqipërisë, me nivel të lartë emi...
Sot, më datë 31 janar 2025, në tregun valutor, euro blihet...
Në tregun e pasurive të paluajtshme në Tiranë vijon të mbe...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bëë me dije se shumica e tari...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...