web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Të realizojmë aderimin në skemat ‘SEPA’”/ Sejko-bankave: Investoni në teknologji

9 Janar 2025, 17:32, Ekonomi CNA
“Të realizojmë aderimin në skemat
Guvernatorit Gent Sejko

Nxitja e inovacionit, anëtarësimi i Shqipërisë në zonën e pagesave “SEPA”, dhe bankingu i hapur ishin në fokus të takimit që Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko zhvilloi me përfaqësues të sektorit te bankave.

Guvernatori Sejko tha se transformimi digjital dhe avancimi i hapave te metejshem ne “SEPA” jane nder objektivat me te rendesishem.

"Bankat të vijojnë përgatitjet për të respektuar afatet e vendosura, në mënyrë që të realizojnë aderimin në skemat “SEPA” dhe kryerjen e transaksioneve për klientët brenda vitit 2025. Në këtë kuadër, tashmë është koha që sistemi bankar të angazhohet për të qenë plotësisht pjesë e sistemeve “SEPA”, duke investuar në teknologji, infrastrukturë dhe trajnime të stafit. Kjo iniciativë pritet të ndikojë gjithashtu drejtpërdrejt në rritjen e kënaqësisë së klientit të sektorit bankar, nëpërmjet rritjes së efikasitetit të pagesave ndërkufitare dhe integrimin në sistemin financiar evropian."

 





Lajmet e fundit nga