“Me FB fals, por origjinal”/ Rama thumbon Qorin, Lapajn dhe Shehajn
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar njerëzit e infiltruar t...
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar njerëzit e infiltruar t...

Rënia e euros përtej projeksioneve të qeverisë i kursyer buxhetit të shtetit ketë vit rreth 8,8 miliardë lekë ose 88 milionë euro në shlyerjen e borxhit të jashtëm.
Përllogaritjet i ka bërë Ministria e Financave në ndryshimet e fundit të bëra në buxhetin e shtetit nëpërmjet një akti normativ.
Në shpenzimet e parashikuara për interesat e borxhit gjatë vitit 2024 vlerësohet të ketë një kursim, në vlerën prej 2 miliardë lekësh, në interesat e jashtme, kryesisht si rezultat i efektit të kursit të këmbimit referon Ministria e Financave.
Gjithashtu, zëri i ripagesave të borxhit të jashtëm rishikohet me një ulje prej rreth 6.8 miliardë lekësh, po si rezultat i efektit të kursit të këmbimit, si dhe të mos-materializimit të pagesave të mundshme, të parashikuara për t’u kryer nga Ministria e Financave për kredi të garantuara, pagesa të cilat janë kryer nga vetë huamarrësi.
Si rrjedhojë e këtyre zhvillimeve theksohet se ndryshimet e propozuara në këtë akt normativ do të vijojnë të garantojnë trajektoren rënëse të nivelit të borxhit publik, në raport me PBB-në, në përputhje me rregullin respektiv fiskal, të përcaktuar në ligjin organik të buxhetit.
Pavarësisht nivelit të lartë të kursimeve në shërbimin e borxhit prej kursit të këmbimit dhe të ardhurave të grumbulluara me tepër deficiti buxhetor mbeti i pandryshuar në nivelin e 57.2 miliardë lekëve.
Brenda masës së deficitit ka ristrukturime. Financimi nëpërmjet kredive të huaja, në formën e mbështetjeve buxhetore, rritet me rreth 3.2 miliardë lekë, duke reflektuar disbursimin e pritshëm të paradhënies së mbështetjes së Bashkimit Evropian, që do të akordojë për vendet e Ballkanit Perëndimor, në kuadër të planit të ri ekonomik.
Edhe vitin e kaluar më shumë se gjysma e uljes së borxhit publik gjatë vitit të kaluar erdhi si rezultat i forcimit të lekut në kursin e këmbimit.
Banka e Shqipërisë vlerësoi se raporti i borxhit publik bruto ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) ra në 59.2% në fund të vitit 2023, duke qenë rreth 5.3 pikë përqindje më i ulët se niveli i vlerësuar në fund të vitit 2022.
Sipas Bankës së Shqipërisë, më shumë se gjysma e kësaj rënieje, ose 2.7 pikë përqindje, i atribuohet efektit të mbiçmimit të lekut kundrejt euros.
Nga fillimi i vitit deri në 4 shtator euro është nënçmuar ndaj lekut me 3.3 lekë, duke u këmbyer në vlerën e 99.7 lekëve dje nga 103.2 që ishte në fillim të janarit./ Monitor.al
Bizneset në vend po vuajnë gjithnjë e më shumë mungesën e ...
Bizneset shqiptare vitet e fundit po konsiderojnë si shqet...
Sot, më 30 shtator 2024, në tregun valutor, dollari amerik...
Shqipëria është vendi i parë në Rajon, i pesti në Euro...
Banka e Shqipërisë ka blerë gati 272 milionë euro në tregu...
Sot, më 29 shtator 2024, në tregun valutor, dollari amerik...
Rritja e aktiveve të sistemit bankar ka qenë e qëndrueshme...
Kredia e re për ekonominë shënoi përsëri një rritje të for...
Këmbimi valutor për sot, me sa blihen e shiten dollari dhe...
Sot, më 28 shtator 2024, në tregun valutor, dollari amerik...
Sot, më 27 shtator 2024, në tregun valutor, dollari am...
Gjatë fjalimit të tij në mbledhjen e Kryesisë së Partisë D...
Sot, më 26 shtator 2024, në tregun valutor, dollari amerik...
Bizneset shqiptare janë duke i vlerësuar pagat si një mjet...
Sot, më 25 shtator 2024, në tregun valutor, dollari amerik...
Vitet e fundit, Korça ka ndryshuar totalisht sa u përket n...
Sot, më 24 shtator 2024, në tregun valutor, euro blihet...
Sot, më 23 shtator 2024, në tregun valutor, dollari am...
Në Deklaratën e Stabilitetit Financiar për gjashtëmujo...
Së fundmi, për herë të dytë gjatë këtij viti, Banka Qe...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Moti i keq që përfshiu vendin mbrëmjen e së martës ka lënë...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...