Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Faza tranzitore, ku ligjet e reja për Marrëveshjen e Paqes Fiskale dhe për fshirjen e detyrimeve të papaguara në tatime dhe dogana u miratuan nga Kuvendi, por ende nuk janë në fuqi zyrtarisht, pasi nuk janë dekretuar dhe botuar në Fletoren Zyrtare, me sa duket po shfrytëzohet nga administrata tatimore për të vijuar mbledhjen me forcë të detyrimeve të papaguara para 2024-s.
Por kjo situatë ka krijuar konfuzion dhe shqetësim tek bizneset që kanë detyrime të papaguara para vitit 2024, por ndërkohë po presin faljen e tyre, sipas afateve të miratuara në ligj.
Sipas bizneseve, Administrata Tatimore vijon të marrë masa për mbledhjen e detyrimeve të papaguara, teksa ligjet për Marrëveshjen e Paqes Fiskale dhe fshirjen e detyrimeve të papaguara në tatime dhe dogana janë ende në pritje të hyrjes në fuqi.
Konkretisht disa prej tyre pohojnë se gjatë muajit dhjetor 2025 dhe janar 2026 kanë marrë njoftime zyrtare për masa konfiskimi edhe për detyrimet e papaguara para vitit 2024, ndonëse ligji “Për fshirjen e detyrimeve në tatime dhe dogana përcakton fshirjen e plotë të detyrimeve të papaguara deri në 31 dhjetor 2014.
Ligji parashikon edhe faljen e pjesshme të detyrimeve të papaguara për periudhën nga 1 janar 2015 deri më 31 dhjetor 2019, me kushtin nëse paguhet 50 deri 75% e principalit. Për detyrimet e krijuara nga 1 janar 2020 deri më 31 dhjetor 2024, fshirja e gjobave dhe kamatëvonesave është e mundur vetëm nëse paguhet plotësisht principali deri më 31 dhjetor 2026.
Një nga bizneset pohon se kishte gjobë tatimore (jo detyrim principal) për tatim fitimi dhe TVSH të papaguar që nga viti 2022. Më datë 24 dhjetor 2025, subjekti ka marrë me postë një njoftim zyrtar me lëndë: “Njoftim për Konfiskim të Qarkullimit Ditor”. Më parë ndaj këtij biznesi administrata tatimore ka zbatuar edhe masën ligjore për bllokim të llogarive.
Sakaq sipas njoftimit zyrtar të Administratës Tatimore dërguar më 24 dhjetor 2025, biznesi është vënë përballë masës së konfiskimit të qarkullimit ditor, ku parashikohet sekuestrimi i jo më pak se 50% të xhiros së përditshme, deri në shlyerjen e plotë të detyrimit. Dokumenti citon nenin 89 të ligjit “Për procedurat tatimore” dhe parashikon vijimin e llogaritjes së interesave deri në shlyerjen e borxhit, pavarësisht se Kuvendi ka miratuar ligjin e paqes fiskale, i cili ndodhet ende në pritje të hyrjes në fuqi.
“Nëse nuk keni paguar vlerën e plotë të detyrimit tatimor, edhe pasi ne kemi filluar mbledhjen me forcë të tij, në përputhje me nenin 89 të ligjit nr. 9920, “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë” (i ndryshuar), ndaj jush do të zbatohet procedura e konfiskimit. Në fund të çdo dite do të konfiskohet një shumë prej së paku 50% të qarkullimit ditor të realizuar. Interesi i borxhit do të vazhdojë të llogaritet dhe grumbullohet deri në shlyerjen e plotë të tij. Interesi përfundimtar do të pasqyrohet në urdhrin e pagesës”, thuhet në njoftimin dërguar nga administrate tatimore.
Tatimet: Po mbledhim detyrimet e papaguara të vitit 2025
Administrata Tatimore sqaroi për “Monitor” se aktualisht është duke zbatuar mbledhjen me forcë të detyrimeve, dhe po zbaton masat të përcaktuara në ligjin për procedurat tatimore vetëm për detyrimet e papaguara të vitit 2025, që nuk përfshihen në ligjet e miratuara për paqen fiskale dhe fshirjen e detyrimeve.
Për ekspertët fiskalë, kjo fazë konsiderohet tranzitore, pasi ligjet janë miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë, por zbatimi i tyre do të nisë vetëm pas dekretimit dhe botimit në Fletoren Zyrtare, si dhe pas miratimit të udhëzimeve përkatëse nga Ministria e Financave. Për rrjedhojë, procesi i mbledhjes me forcë të detyrimeve nga tatimet është ligjërisht korrekt.
Megjithatë, për një zbatim të drejtë dhe të qëndrueshëm, këto ligje duhet të interpretohen edhe në frymën e qëllimit të tyre. Në të kundërt, krijohet pasiguri te tatimpaguesit që duan të lidhin marrëveshjen e paqes fiskale me administratën tatimore apo që kërkojnë të kryejnë pagesa të pjesshme për faljen e pjesës së mbetur të detyrimeve.
“Në administrimin modern fiskal, zbatimi i ligjit nuk reduktohet në lexim strikt literal të normës, por duhet të niset nga fryma e qëllimi i ligjit, proporcionaliteti dhe parimi i besimit të ligjshëm. Veprime që bien në kundërshtim me frymën e një reforme tashmë të miratuar rrezikojnë të krijojnë pasiguri, të dëmtojnë klimën e pajtueshmërisë dhe, në praktikë, të minojnë efektivitetin e vetë reformës”, pohon eksperti fiskal Julian Saraçi.
Çfarë parashikojnë ligjet e Marrëveshjes së Paqes Fiskale dhe fshirjes së detyrimeve
Ligji “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore dhe detyrimeve të pagueshme në doganë” përcakton fshirjen e plotë të detyrimeve e papaguara në Tatime dhe Dogana deri më 31 dhjetor 2014.
Në falje nuk do të përfshihen detyrimet e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Për kontributet ligji përcakton vetëm fshirjen e gjobave dhe kamatëvonesave të krijuara deri më 31 dhjetor 2014. Kategori përfituese do të jenë edhe të vetëpunësuarit në bujqësi.
Përveç fshirjes së plotë të detyrimeve mbi 10 vite të papaguara, ligji parashikon edhe falje të detyrimeve më të reja, por me kushtin të paguhet një pjesë e detyrimit.
Për detyrimet që i përkasin periudhës nga 1 janar 2015 deri më 31 dhjetor 2019, tatimpaguesit mund të përfitojnë shuarje të pjesshme me kushtin nëse paguajnë 50% të detyrimit deri më 30 qershor 2026, pjesa tjetër fshihet. Nëse do të paguajnë 75% të detyrimit deri më 31 dhjetor 2026 me këste mujore, 25% e mbetur fshihet automatikisht. Në të dy rastet, gjobat dhe kamatëvonesat për periudhat përkatëse fshihen plotësisht.
Për detyrimet e krijuara nga 1 janar 2020 deri më 31 dhjetor 2024, fshirja e gjobave dhe kamatëvonesave është e mundur vetëm nëse paguhet plotësisht principali deri më 31 dhjetor 2026. E njëjta skemë zbatohet edhe për kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore, përfshirë vetëpunësuarit në bujqësi, me kusht që të paguhet 100% e kontributit brenda afatit të përcaktuar.
Ligji përcakton se shuhen dënimet administrative (gjobat dhe kamatëvonesat) për sigurimet shoqërore e shëndetësore që i përkasin periudhave tatimore nga 1 janar 2015 deri më 31 dhjetor 2024, që rezultojnë të regjistruara në llogarinë e tatimpaguesit, përfshirë të vetëpunësuarit në bujqësi me kushtin që të paguhet 100% kontributi, brenda datës 31.12.2026.
Nga bizneset në tatime dhe dogana deri në vitin 2014 rezultojnë se janë 100 mln lekë apo rreth 1 mld euro detyrime të papaguara. Shifra me detyrimin e papaguar nga bizneset deri në 2014 që parashikohet të fshihet plotësisht u bë publike nga ministri i Financave Petrit Malaj në mbledhjen e mëparshme të Komisionit Parlamentar për Çështjet Ligjore.
Ligji “Për marrëveshjen e paqes Fiskale”, mundëson nënshkrimin e një marrëveshje mes biznesit të madh me të ardhura bruto mbi 14 mln lekë në vit dhe administratës tatimore për parapagimin e tatimfitimit.
Vullnetarisht në këtë marrëveshje me administratën tatimore, mund të hyjë çdo biznes i rregullt qoftë persona fizik apo entitet. Të përjashtuar nga e drejta për të hyrë në marrëveshje me administratën tatimore janë bizneset që ndaj tyre është hapur çështje penale për mashtrim apo evazion fiskal.
Gjatë kësaj marrëveshje me afat 1 vjeçar (me të drejta rinovimi deri 2 herë), biznesit me të ardhura bruto mbi 14 mln lekë në vit, do t’i llogaritet parapagimi i tatimit mbi një bazë të tatueshme të rritur. Pra biznesi nuk do të parapaguajë një tatim të çfarëdoshëm, por që do të llogaritet mbi bazën e tatueshme e përbërë nga fitimi i tatueshëm i vitit të mëparshëm plus 18% rritje. Nëse fitimi i vërtetë në fund të vitit tejkalon kufirin (duke llogaritur fitimin e vitit të mëparshëm plus një marzh shtesë prej 18%), mbi këtë shtesë do të paguhet 5%.
Pra në thelb marrëveshja nuk e ndryshon normën e tatim fitimit që është 23% për bizneset me të ardhura neto mbi 14 mln lekë , por rrit bazën e tatueshme, pasi tatimi do të llogaritet mbi fitimin e vitit të kaluar plus një marzhi shtesë prej 18% . Vetëm për fitimin që tejkalon këtë nivel të vlerësuar, paguhet një tatim shtesë 5%.
Në këmbim, bizneset do të përfitojnë moskryerje të kontrolleve tatimore për periudhën e zbatimit të marrëveshjes.
Por bizneset që do të kërkojnë të hyjnë vullnetarisht në marrëveshje me administratën tatimore për parapagimin e tatimit dhe korrigjimin e pasqyrave financiare fillimisht do të duhet të dorëzojnë kërkesë online përmes platformës e-Filing.
Ministri i Financave Petrit Malaj më herët në takimin me sipërmarrjen për paketën fiskale 2026 tha se kërkesa e biznesit për marrëveshjen e paqes fiskale me administratën tatimore pasi të shqyrtohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT), do t’i delegohet drejtorive rajonale tatimore. Procedura nis në muajin janar, ndërsa pritet që Ministria e Financave të miratojë udhëzimet përkatëse për zbatimin e procedurave.
Përveç parapagimit të tatimit kundrejt moskontrollit tatimor për 1 vit, bizneset e mëdha që do të lidhin marrëveshjen e Paqes Fiskale me administratën tatimore, gjithashtu do të kenë mundësinë të rideklarojnë pasqyrat financiare të 5 viteve të fundit, kundrejt tatimit 5%.
Tatimi 5% do të aplikohet për ndryshime të tilla si: rivlerësimi i gjendjes së parasë cash, fshirja e aktiveve apo detyrimeve fiktive, deklarimi i pasurive të pa treguara më parë, rideklarimi i fitimeve të mbartura dhe shpërndarja e tyre si dividentë.
Për të gjitha këto raste nuk do të ketë gjoba, interesa apo kamatëvonesa, me kusht që tatimpaguesi të deklarojë paraprakisht se do të përfitojë nga marrëveshja.
Përjashtim për hyrjen në marrëveshje me tatimet, në këmbim të moskryerjes së kontrollit, do të bëjnë bizneset ndaj të cilëve janë hapur çështje penale për mashtrim apo evazion./ Monitor
Këtë të premte, një dollar amerikan do të blihet me 82.3 l...
Spiunazhi industrial nuk do të mbetet më i pandëshkuar. Me...
Banka e Shqipërisë ka mbajtur të pandryshuar normën e shte...
Këtë të enjte, një dollar amerikan do të blihet me 81.9 le...
Brenda vitit 2026, të gjitha bashkitë pritet të jenë të in...
Dhoma Amerikane e Tregtisë e ka vlerësuar si pozitive qasj...
Individët e vetëpunësuar, që marrin mbi 80% të të ardhurav...
Banka Botërore sugjeron se përmirësimi i skemës publike të...
Inteligjenca artificiale po bëhet gjithnjë e më e pranishm...
Këtë të mërkurë, një dollar amerikan do të blihet me 81.7 ...
Gjetja e një pune jashtë vendit, qoftë edhe përkohësisht, ...
Të ardhurat në buxhet nga doganat për vitin 2025 arrijnë s...
Perceptimi i shqiptarëve për situatën financiare rezulton ...
Që nga fillimi i këtij viti, ka hyrë në fuqi aplikimi i si...
Këtë të martë, një dollar amerikan do të blihet me 81.8 le...
Enti Rregullator i Energjisë ka kërkuar që Operatori i Sis...
Ecuria e kreditimit nga institucionet financiare jobanka i...
Treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) ra me 0.4 pikë në muaj...
A e keni vënë re se edhe pse mund të merrni më shumë para,...
Shpenzimet buxhetore po rriten shumë më shpejt se fondet p...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...