Rriten lehtë monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 30 maj 2024
Sot, më 30 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerikan b...

Kreditimi i ekonomisë vijoi rritjen me ritme të shpejta edhe në muajin prill.
Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, kredia e re e dhënë nga sektori bankar arriti vlerën e 34.2 miliardë lekëve, në rritje me 50% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Për të gjithë katërmujorin e parë të vitit, vlera e kredisë së re të disbursuar arriti vlerën e 117 miliardë lekëve, në rritje me 35% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Kredia e re për ekonominë është në nivelet më të larta historike për këtë periudhë të vitit.
Kontributin kryesor në rritje vazhdon ta japë kredia në lekë, që për katërmujorin e parë të vitit pothuajse është rritur me 64% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Pesha e kredisë së re në lekë ndaj totalit ka arritur në 61%, nga 50% që kishte qenë një vit më parë.
Sipas segmenteve të klientëve, ndikimin kryesor në rritjen e shpejtë të kreditimit në muajt e parë të këtij viti po e jep biznesi. Shifrat tregojnë se për muajin prill kredia e re për bizneset u rrit me 78% krahasuar me prillin e vitit të kaluar. Për të gjithë 4-mujorin 2024, kredia e re për bizneset arriti në 82.9 miliardë lekë, në rritje me 60% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.
Sektori bankar po shfaq një interes në rritje për të kredituar bizneset, veçanërisht projektet e korporatave të rëndësishme, duke përfshirë këtu edhe shumicën e projekteve madhore të partneritetit publik-privat të investimit në infrastrukturë.

Për muajin prill, edhe kreditimi i individëve iu kthye rritjes së shpejtë, me 49% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Për katër muajt e parë të vitit, sektori bankar disbursoi pothuajse 34 miliardë lekë kredi për individët, në rritje me 21.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Rritja e shpejtë e kredisë këtë vit duket se mbështetet në perceptimet optimiste për ecurinë e ekonomisë, që po ruan ritme të kënaqshme të rritjes, e mbështetur sidomos nga sektorët e pasurive të paluajtshme dhe turizmit. Gjithashtu, gjendja e mirë e bilanceve të sektorit bankar dhe nivelet në rënie të kredive me probleme po e ndikojnë pozitivisht ofertën. Një ndikim në ritmet e kreditimit duket të ketë edhe mbajtja e niveleve të ulëta të normave të interesit nga Banka e Shqipërisë. Shqipëria ka një nga normat bazë më të ulëta në Evropë, në nivelin 3.25%.
Nga ana tjetër, kredia e re sidoqoftë nuk përfaqëson në të gjitha rastet flukse të reja, por përfshin edhe rinovimin e linjave ekzistuese të kredisë së biznesit apo zhvendosjen e kredive ekzistuese nga njëra bankë te tjetra.
Megjithatë, rritja e kredisë është e qartë edhe në ecurinë e portofolit total ose tepricës së saj. Në fund të muajit prill, portofoli i kredisë për ekonominë arriti vlerën e 771 miliardë lekëve, me një rritje prej 7.5 miliardë lekësh krahasuar me shkurtin. Me bazë vjetore, rritja e kredisë ka kërcyer në nivelin 8.5% krahasuar të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa në fund të marsit rritja vjetore ishte 7.3%.
Në segmentin e individëve, portofoli i kredisë është në rritje me 10.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërkohë, për bizneset rritja ngelet në nivele më të ulëta, me 7.1% me bazë vjetore. Duhet thënë sidoqoftë se pjesërisht kjo i detyrohet peshës më të lartë të kredisë në valutë në portofolin e biznesit./ Monitor.al
Sot, më 30 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerikan b...
Sot, më 29 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerikan b...
Guverantori Gent Sejko në Komisionin e Ekonomisë ka zbulua...
Sot, më 28 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerikan b...
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka sqaruar se bizneset...
Sot, më 27 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerik...
Nga 1 janari 2023, pas zbatimit të ndryshimeve në ligjin “...
Kostoja e shërbimeve të komunikimit për shqiptarët u rrit ...
Vrojtimi i “Monitor” me ekspertët e ekonomisë ka treguar s...
Inteligjenca Artificiale do të prekë pothuajse 40% të vend...
Sot, më 26 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerik...
Sot, më 25 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerik...
Qeveria arkëtoi në buxhetin e shtetit gjatë muajit prill r...
Burimet njerëzore janë kthyer në një problem të madh p...
Sot, më 24 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerik...
Kursi i këmbimit mes euros dhe lekut prej javësh po ru...
Të ardhurat buxhetore në 4-mujorin e parë të vitit shënuan...
Sot, më 23 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerik...
Sot, më 22 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerikan b...
Edhe përgjatë 2023-shit peshën kryesore të të ardhurav...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...