Shezlone vetëm për hotelet, rregullorja si do të ndahen plazhet në vend
Ashtu siç u paralajmërua, në vijën bregdetare do të kenë p...

Normat e interesit të kredisë së re për shtëpi në lekë ranë përsëri në muajin gusht, duke prekur nivelin më të ulët që nga viti 2022.
Sipas statistikave nga Banka e Shqipërisë, norma mesatare e interesit të kredive të reja për blerje banesash nga individët në lekë zbriti në 3.66%, niveli më i ulët për këtë vit dhe njëkohësisht vlera më e ulët e regjistruar që nga shkurti i vitit 2022.
Norma mesatare e interesit të të gjithë portofolit të kredisë, përfshi sasitë gjendje, qëndroi në nivelin 4.56%, po aq sa në korrik dhe njëkohësisht në nivelin më të ulët që prej nëntorit 2022.
Rënia e normave të interesit këtë vit po mbështet një rigjallërim të kreditimit për blerjen e pasurive të paluajtshme nga familjet shqiptare.
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në fund të muajit gusht portofoli i kredisë për shtëpi arriti vlerën e 199.6 miliardë lekëve, në rritje me 13.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kredia e re e disbursuar gjatë tetë muajve të parë të vitit arriti në 35.6 miliardë lekë, 15% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në fillim të muajit korrik, Banka e Shqipërisë e uli normën bazë të interesit për herë të parë që nga viti 2020, duke krijuar premisa për ulje të mëtejshme të kostove të financimit.
Ndërkohë, norma mesatare e interesit të portofolit të kredisë për blerje banesash nga individët në monedhën euro ngelet në nivele më të larta. Në muajin gusht, norma mesatare e interesit e kredisë për shtëpi në euro arriti në 6.38%, niveli më i lartë i raportuar për këtë vit.
Megjithatë, interesi mesatar për të gjithë portofolin (për sasitë gjendje) e ka frenuar tashmë rritjen, duke reflektuar ndryshimin e kursit të politikës monetare nga Banka Qendrore Europiane në treguesin benchmark, Euriborin 12-mujor.
Për gushtin, norma mesatare e interesit të portofolit të kredisë në euro ishte 5.35%, në rënie të lehtë nga dy muajt e mëparshëm.
Në Deklaratën e Stabilitetit Financiar për gjashtëmujorin e parë të vitit, Banka e Shqipërisë nënvizoi për herë të parë shqetësimin se kreditimi i ekonomisë këtë vit po rritet shumë shpejt dhe se është e nevojshme që ritmi i rritjes të ngadalësohet.
Më herët, në muajin qershor, Banka e Shqipërisë vendosi për herë të parë aplikimin e një shtesë kundërciklike në raportin e mjaftueshmërisë së kapitalit të sektorit bankar. Të gjitha bankat tregtare në Shqipëri duhet ta plotësojnë këtë shtesë pas një viti, duke filluar nga data 30 qershor 2025. Një shtesë e tillë ka si qëllim ngadalësimin e kreditimit, veçanërisht në segmentin e financimit të pasurive të paluajtshme./ Revista Monitor
Ashtu siç u paralajmërua, në vijën bregdetare do të kenë p...
Sot, më 24 tetor 2024, në tregun valutor, dollari amerikan...
Ndryshimet klimatike, por edhe fenomenet natyrore më ekstr...
Sot, më 23 tetor 2024, në tregun valutor, dollari amerikan...
Shpenzimet e shqiptarëve për shëndetin janë duke u rritur ...
Banka e Shqipërisë ka vijuar edhe gjatë vjeshtës programin...
Në tregun valutor, ditën e sotme, 22 tetor 2024, dollari a...
Pas rrëzimit të padisë nga Gjykata Kushtetuese, prodhuesit...
Një investim i madh i reklamuar si strategjik prej 2 milia...
Në tregun valutor, ditën e sotme, 21 tetor 2024, dollari a...
Të gjithë ata qytetarë që kanë punuar në ish-kooperativat ...
Në tregun valutor, ditën e sotme, 20 tetor 2024, dollari a...
Gati 530 miliardë lekë. Kaq para janë futur në arkën e sht...
Në tregun valutor, ditën e sotme, 19 tetor 2024, dolla...
Partnerët e zhvillimit të Shqipërisë vitet e fundit po i k...
Në tregun valutor, ditën e sotme, 18 tetor 2024, dollari a...
Në tregun valutor, ditën e sotme, 17 tetor 2024, dollari a...
Në tregun valutor, ditën e sotme, 16 tetor 2024, dollari a...
Qeveria synon vendosjen e një takse të sheshtë për sektori...
Nga fillimi i muajit tetor, ka hyrë në fuqi ulja e tarifav...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...