Stuhia shkakton probleme në Sarandë/ Tre persona përfundojnë në spital
Moti i keq në vend ka shkaktuar disa problematika në pjesë...
Moti i keq në vend ka shkaktuar disa problematika në pjesë...

Sektori bankar disbursoi afërsisht 70 mijë kredi në gjysmën e parë të këtij viti.
Mbështetur në statistikat e pagesave të Bankës së Shqipërisë, gjatë 6-mujorit të parë 2024 bankat kryen në sistem gjithsej 69 551 disbursime të kredive të reja për individët dhe bizneset.
Numri i kredive të disbursuara është rritur me 37% krahasuar me gjysmën e parë të vitit të kaluar.
Numri i kredive u dominua nga individët, me 37 121 mijë disbursime ose 53.4% e totalit të kredive të dhëna për gjysmën e parë të vitit. Numri i kredive në segmentin e individëve u rrit me 14.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Një tendencë rritjeje edhe më e shpejtë po regjistrohet në kreditë e dhëna për bizneset.
Sipas Bankës së Shqipërisë, në gjysmën e parë të këtij viti u disbursuan 32 430 kredi në llogaritë e bizneseve. Numri i kredive për bizneset u rrit me 76.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kreditë e dhëna për biznesin përbënin pothuajse 47% të numrit të kredive të disbursuara, nga 36% përbënin në gjysmën e parë të vitit të kaluar.
Rritja e numrit të kredive konfirmon ecurinë mjaft pozitive të huadhënies edhe të shprehur në vlerë. Kredia për ekonominë këtë vit po rritet me ritmet më të shpejta në 15 vitet e fundit.
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, për 8-mujorin 2024, kredia e re e dhënë për ekonominë shqiptare ka arritur vlerën e 252.4 miliardë lekëve, në rritje me 32% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Këtë vit bankar po shfaqin interes të shtuar veçanërisht për kreditimin e ndërmarrjeve të mëdha, duke përfshirë dhënien e kredive koorporative në vlera mjaft të larta. Momenti pozitiv i ekonomisë dhe gjendja e shëndetshme e bilanceve po sjell një rritje të oreksit për rrezik të sektorit bankar në vend. Për 8-mujorin 2024, sektori bankar dha gjithsej 183 miliardë lekë kredi të reja për bizneset, me një rritje vjetore prej 47%.
Në rritje, por me ritme më të ngadalta, paraqitet edhe kreditimi i individëve. Sipas Bankës së Shqipërisë, për muajin gusht bankat dhanë 7.9 miliardë lekë kredi për individët, me një rritje prej 4.5% krahasuar me gushtin e vitit të kaluar. Për të gjithë 8-mujorin, kredia e re për individë preku vlerën e 69.2 miliardë lekëve, në rritje me 16% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kreditimi i individëve vazhdon të shfaqë ecuri pozitive, si në financimin e blerjes së pasurive të paluajtshme, ashtu edhe të konsumit.
Vlera e portofolit të kredisë për ekonominë arriti në 812 miliardë lekë, në rritje me 12% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar./ Monitor.al
Në tregun valutor, ditën e sotme, 12 tetor 2024, dolla...
Raporti i kredive me probleme ra në muajin gusht dhe p...
Në tregun valutor, ditën e sotme, 11 tetor 2024, dolla...
Bashkia e Tiranës planifikon të mbledhë këtë vit një rekor...
Në tregun valutor, ditën e sotme dollari amerikan blih...
Zbardhet mendimi i pakicës së gjyqtarëve të Kushtetueses p...
Në tregun valutor ditën e sotme dollari amerikan blihet me...
Sot, më 8 tetor 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Banka e Shqipërisë ka vendosur të mbajë të pandryshuar...
Sot, më 7 tetor 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Ekonomia e vendit po ecën me ritme mbi parashikimet vi...
Për të eliminuar karbonin nga zinxhiri i furnizimit me ene...
Sot, më 6 tetor 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Europa, më në fund, e ka kuptuar se ka një problem me rrit...
Ka një tendencë rritjeje për restorantet, hotelet, mobilim...
Sot, më 5 tetor 2024, në tregun valutor, dollari ameri...
Sot, më 4 tetor 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Sipas raportit të Balkan Barometer 2024, Shqipëria ka ...
Kultura e grurit ka qenë një nga drithërat që mbillej më g...
Sot, më 3 tetor 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bëë me dije se shumica e tari...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...