"E ka fituar dhe një prej kumbarëve të qeverisë në takimin e Arubës"/ Këlliçi: Të anulohet procedura për Milot–Balldren
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi është sh...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi është sh...

78% e popullsisë së rritur në Shqipëri zotëron tashmë një llogari bankare.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, tha sot në workshopin “Rrugëtimi i Shqipërisë drejt integrimit në SEPA, përfshirjes dhe edukimit financiar” se Banka e Shqipërisë vëren me kënaqësi një rritje të ndjeshme të përfshirjes financiare.
Bazuar në të dhënat zyrtare të regjistrit kombëtar të llogarive rezulton se në vitin 2023, rreth 78% e popullsisë adulte zotëron një llogari bankare dhe kjo shifër mund të arrijë deri në masën 85% nëse përfshihen dhe llogaritë e pagesave të ofruara nga institucionet e parasë elektronike.
Rritja e përfshirjes financiare është shoqëruar edhe me rritjen e numrit të pagesave elektronike. Më konkretisht, në vitin 2023, numri i pagesave elektronike për frymë arriti në 21, nga rreth 4 pagesa për frymë në vitin 2017. Rritje të konsiderueshme kanë paraqitur pagesat me kartë duke arritur në 11 pagesa për frymë në vitin 2023, nga 5 pagesa për frymë që ishte ky tregues në vitin 2020.
Guvernatori tha se prej vitesh, Banka e Shqipërisë i ka kushtuar një rëndësi të veçantë edukimit dhe kulturës financiare.
“Për ta bërë këtë me përgjegjësinë e duhur, Banka e Shqipërisë ka miratuar Strategjinë për Edukimin dhe Përfshirjen Financiare (SBSHEPF). I hartuar në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare, ky dokument zyrtarizon përpjekjet e Bankës së Shqipërisë për të promovuar edukimin financiar si një e mirë publike për të gjithë, për të nxitur më tej përfshirjen financiare, mbrojtjen e konsumatorëve dhe rritjen e mirëqenies financiare të individëve dhe të qëndrueshmërisë së sistemit financiar në tërësi.
Për fatin tonë të mirë, këtë objektiv e ndajmë me shumë institucione dhe organizata publike dhe private të angazhuara në financë, arsim apo zhvillim, të cilat kanë në fokus të punës së tyre rritjen e kulturës financiare. Puna e përbashkët mund ta kthejë strategjinë e BSH-së për përfshirje dhe edukim financiar në një strategji kombëtare që do të bashkërendonte në nivel kombëtar iniciativat e të gjithë aktorëve, duke dhënë rezultate më të prekshme.
Jam optimist se ky është një objektiv që mund ta arrijmë shumë shpejt. Aktiviteti i sotëm është pjesë e planit të veprimit të SBSHEPF –së dhe i jep hapësirë bashkëpunëtorëve tanë të tregojnë dhe të shpalosin punën, projektet dhe të koordinojnë vizionin dhe objektivat e tyre,” tha Sejko.
Guvernatori komentoi edhe njëherë anëtarësimin e përshpejtuar në SEPA, që, sipas tij, është transformuar tashmë në një nga prioritetet kombëtare në kuadër të përmbushjes së Planit të Ri të rritjes së Bashkimit Evropian.
“Thjeshtësia, komoditeti dhe efikasiteti janë tre nga përfitimet kryesore të këtij anëtarësimi për konsumatorët dhe bizneset. Përmes SEPA-s, qytetarët dhe bizneset shqiptare do të kryejnë pagesa dhe transferta sikur të ishin qytetarë të Bashkimit Evropian dhe anasjelltas. Përfitimet kryesore të ekonomisë shqiptare dhe familjeve do të jenë në fushat e tregtisë, turizmit, remitancave, investimeve direkte etj. Projeksionet janë që në afatmesëm ekonomia shqiptare do të përfitojë disa qindra milionë euro nga aderimi në SEPA. Nga pikëpamja integruese e vendit, anëtarësimi i përshpejtuar në SEPA garanton trajtimin e shtetasve shqiptarë në mënyrë të njëtrajtshme me ata evropianë në fushën e pagesave. Gjithashtu, ai garanton përputhshmërinë e tregut shqiptar të pagesave me legjislacionin dhe praktikat e Bashkimit Evropian për sa i përket Kapitullit 4 “Lëvizja e lirë të kapitalit”, duke kurorëzuar me sukses përpjekjet e vazhdueshme disavjeçare të Bankës së Shqipërisë si institucion përgjegjës për këtë kapitull.
Së fundi, por jo më pak e rëndësishme, përmbushja e këtij objektivi shënon dhe një nga hapat e parë drejt realizimit të angazhimeve në kuadër të Planit të ri të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, çka do të mundësojë përthithjen nga ana e Shqipërisë të fondeve të disponueshme dhe krijimin e një rruge më të qëndrueshme drejt anëtarësimit të vendit brenda vitit 2030, i cili është dhe objektivi jonë,” u shpreh Guvernatori./Monitor
Sot, më 14 qershor 2024, në tregun valutor, dollari am...
Yield-et e bonove të thesarit pësuan rënie të mëtejshm...
Plakja e popullsisë si në të gjithë Evropën do të jetë...
Sot, më 13 qershor 2024, në tregun valutor, dollari am...
Presionet në tregun e punës janë rritur ndjeshëm vitet e f...
Viti 2024 ka nisur me ulje pagash si në sektorin shtetëror...
Sot, më 12 qershor 2024, në tregun valutor, dollari am...
Në tremujorin e parë 2024 kursi mesatar i euros në rap...
Sot, më 11 qershor 2024, në tregun valutor, dollari am...
Investimet e huaja direkte e kanë nisur me rritje edhe kët...
Zgjedhjet për Parlamentin Evropian u pasuan me dobësimin e...
Sot, më 10 qershor 2024, në tregun valutor, dollari am...
Çmimi i shtëpive është bërë i papërballueshëm për shum...
Sot, më 9 qershor 2024, në tregun valutor, dollari amerika...
Sot, më 8 qershor 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Çdo vit po krijohen gjithnjë e më pak biznese të reja....
Sot, më 7 qershor 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka ulur normat e interesit ...
Projekti "Përmirësimi i Sistemit Shëndetësor" i mbështetur...
Ekonomia e vendit është duke rritur vit pas viti përqendri...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...