Hapen aplikimet për pozicionin e drejtorit të Policisë së Shtetit/ Zbardhen kriteret
Në mbështetje të ligjit Nr. 82/2024 “Për Policinë e Shteti...

Ish-kreu i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbulllaku ka zyrtarizuar larhimin e tij nga detyra si drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.
Lënia e detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit është për Rrumbullakun edhe momenti i mbylljes së një cikli me uniformën e shenjtë të punonjësit të policisë, për të cilën kanë dhënë jetën në krye e për shkak të detyrës 228 kolegë, bijë nënash, prindër, bashkëshortë, vëllezër, shokë e miq, të cilët nuk do të harrohen kurrë.
Mesazhi i plotë
Mbyllja e angazhimit në detyrën e lartë shtetërore të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit është momenti më i mirë për t’ju drejtuar të gjithëve ju me një falënderim nga zemra për përpjekjet e përbashkëta dhe arritjet në këto dy vjet.
Jam i mbushur me obligimin për t’ju përshëndetur dhe falënderuar të gjithëve një nga një, për t’ju shtrënguar duart me përuljen më të madhe për sakrificën tuaj të vazhdueshme, çdo vit, çdo muaj të vitit, çdo ditë të muajit dhe çdo orë të ditës e natës.
Vullneti dhe ndershmëria në përmbushjen e detyrës së punonjësve të policisë, që kam patur fatin ta jetoj bashkë me ju për mbi 3 dekada, ka prodhuar rend e siguri në Shqipëri. Sot vendi ynë regjistron treguesit e sigurisë më të mirë që ka patur ndonjëherë, falë një progresi të vazhdueshëm të Policisë së Shtetit dhe ndihmës e mbështetjes domethënëse nga Ministria e Brendshme e Qeveria, nga Partnerët Ndërkombëtarë e Agjencitë e Zbatimit të Ligjit dhe padyshim, falë bashkëpunimit të vyer me qytetarët.
Policia e Shtetit nuk është sot një institucion i përsosur e pa probleme, por padyshim rritja e besimit të qytetarëve te uniformat blu, besimi i shtuar i komunitetit të agjencive ligjzbatuese, brenda e jashtë vendit, dhe treguesit e kriminalitetit e gjendjes së sigurisë në vend dëshmojnë se Organizata e Policisë duhet të ndihet krenare për rezultatet e saj.
Ajo që arritëm së bashku, duke garantuar siguri, rend e goditje të kriminalitetit, teksa Shqipëria u kthye në një destinacion turistik të pamenduar e të paparashikuar më parë, është një trashëgimi e vlefshme, që jam i bindur se do të dini ta çoni më tutje të gjithë bashkë.
Procesi voluminoz dhe i munguar prej vitesh i konkurrimit për fitimin e gradave, i zbatuar në mënyrë të paanshme e transparente, sipas parimit të meritës e mosdiskriminimit, u krijoi punonjësve të Policisë së Shtetit shanse të barabarta për të qenë pjesë e proceseve garuese e përzgjedhëse, të normuara sipas ligjit të ri.
Vizioni dhe kontributet për ligjin e ri të Policisë së Shtetit, ku konturohet një menaxhim modern e bashkëkohor i organizatës; akreditimi dhe standardizimi ndërkombëtar i arsimit të lartë policor; “toleranca zero” ndaj çdokujt në radhët tona që tradhton uniformën dhe bashkëpunon me krimin, kanë qenë gjatë këtyre 735 ditëve të shkuara prioritetet tona, që sot mund të themi se i kemi përmbushur të gjithë bashkë.
Të nderuar kolegë,
Lënia e detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit është për mua edhe momenti i mbylljes së një cikli me uniformën e shenjtë të punonjësit të policisë, për të cilën kanë dhënë jetën në krye e për shkak të detyrës 228 kolegë, bijë nënash, prindër, bashkëshortë, vëllezër, shokë e miq, të cilët nuk do të harrohen kurrë.
Gjaku i tyre dhe sakrificat që punonjësit e policisë bëjnë në çdo sekondë duhet të jenë një motor që prodhon energji të pashtershme për të gjithë, duke synuar parandalimin e goditjen e krimit dhe garantimin e rendit e sigurisë në vend. Pavarësisht çdo përballjeje duhet të jeni gjithmonë kryelartë nga kjo sakrificë.
Me Flamurin Kombëtar dhe Flamurin e Policisë së Shtetit gjithnjë pranë meje, ju siguroj se do të jem mbështetësi juaj kryesor në çdo kohë dhe rrethanë.
Duke i uruar suksese çdo punonjësi policie në punën e tij dhe organizatës së Policisë së Shtetit, më të mirën drejt përmbushjes së misionit ligjor, ju përshëndes përzemërsisht.
Me respekt,
Muhamet Rrumbullaku
Në mbështetje të ligjit Nr. 82/2024 “Për Policinë e Shteti...
Në Komisionin Hetimor për Sterilizimin dhe "Check up"-in k...
Mbetjet janë aktualisht një nga problemet më madhore të Sh...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, ...
Mbrëmjen e djeshme, Artan Hoxha doli në një studio tel...
Prokuroria e Posaçme i ka komunikuar akuzën ish-kryeba...
Gazetari Artan Hoxha kërkoi sqarim nga SPAK-u në lidhj...
Mëngjesin e kësaj të marte ka ndërruar jetë një nga pe...
Policia e Shtetit ka ndërmarrë një plan masash për nde...
Këtë të martë po ju njohim me disa prej titujve kryeso...
Analisti Fatos Lubonja ka deklaruar se opozita është f...
Ivana Zvikovic, Ndihmës-Sekretarja e Përgjithshme e Kombev...
Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar padinë e PD-së për pavlefshmër...
Këtë të hënë dhe të martë pritet të përkeqësohet moti në v...
GJKKO ka lënë në arrest shtëpie kryebashkiakun e Tropojës,...
Anëtarja e Këshillit, Ilda Zhulali iu drejtua me një kërke...
Kryebashkiaku Erion Veliaj pasi ka raportuar çfarë ka ...
Ditën e mërkurë kreu i PD-së Sali Berisha dhe Jamarbër Mal...
Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, në Komisionin e Li...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, dhe juristi Jamarbër Malltezi ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...