EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 15 vite burg Moisi Habilajn, i cili ka përfituar nga gjykimi i shkurtuar dhe dënimi i është ulur në 10 vite.
Ndërsa Nezar Seiti është dënuar me 12 vite burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar është ulur në 8 vite.
Ndaj tyre rëndon akuza për trafik droge drejt Italisë dhe grup të strukturuar kriminal.
GJKKO ka vendosur pushimin e çështjes për Fatmir Minajn dhe Maridian Sulajn.
Njoftimi i GJKKO
1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurve Moisi Habilaj, Nezar Seiti, Fatmir Minaj dhe Maridian Sulaj (alias Meridian Sulaj)”.
2. Gjykimi i kësaj ?ështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Elsa Ulliri, Rudina Palloj dhe Luljeta Kole, me vendimin nr. 6, datë 23.01.2026 vendosi:
1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Moisi Habilaj për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, mbetur në tentativë (për episodin e datës 18.10.2017), parashikuar nga neni 283/a paragrafi i parë, neni 28 pika 4 dhe neni 22 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 1 të K.Penal, dënimin e tij me 12 vjet burgim.
2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Moisi Habilaj për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal (për episodet e zhvilluara në Itali me datë 25.10.2013, 27.02.20214, 29.07.2014 dhe 08-09.05.2015), parashikuar nga neni 283/a paragrafi i parë, neni 28 pika 4 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 1 të K.Penal, dënimin e tij me 12 vjet burgim.
3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Moisi Habilaj për kryerjen e veprës penale për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i parë i K.Penal dhe dënimin e tij me 4 vjet burgim.
4. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Moisi Habilaj dënohet me 15 vjet burgim.
5. Në zbatim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Moisi Habilaj i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 10 vite burgim.
6. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i ekzekutimit të vendimit dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë.
7. Deklarimin fajtor të të pandehurit Nezar Seiti për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal (për episodet e zhvilluara në Itali me datë 25.10.2013, 27.02.20214, 29.07.2014 dhe 08-09.05.2015), parashikuar nga neni 283/a paragrafi i parë, neni 28 pika 4 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 1 të K.Penal, dënimin e tij me 12 vjet burgim.
8. Pushimin e akuzës në ngarkim të të pandehurit Nezar Seiti për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i 2 të K.Penal për shkak se në bazë të nenit 387 pika 1 dhe 328 pika 1, gërma “e” të K.Pr.Penale, ndjekja penale nuk duhet të vazhdonte pasi me vendim të formës së prerë i pandehuri Nezar Seiti është dënuar për të njëjtin fakt penal.
9. Në zbatim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Nezar Seiti i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 8 vite burgim.
10. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i ekzekutimit të vendimit dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë.
11. Pushimin e akuzës në ngarkim të të pandehurit Fatmir Minaj për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal (për episodet e zhvilluara në Itali me datë 25.10.2013, 27.02.20214, 29.07.2014 dhe 08-09.05.2015), parashikuar nga neni 283/a paragrafi i parë, 28 pika 4 dhe 334 pika 1 të K.Penal për shkak se në bazë të nenit 387 pika 1 dhe 328 pika 1, gërma “e” të K.Pr.Penale, ndjekja penale nuk duhet të vazhdonte pasi me vendim të formës së prerë i pandehuri Fatmir Minaj është gjykuar për të njëjtin fakt penal.
12. Pushimin e akuzës në ngarkim të të pandehurit Fatmir Minaj për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i 2 të K.Penal për shkak se në bazë të nenit 387 pika 1 dhe 328 pika 1, gërma “e” të K.Pr.Penale, ndjekja penale nuk duhet të vazhdonte pasi me vendim të formës së prerë i pandehuri Fatmir Minaj është gjykuar për të njëjtin fakt penal.
13. Në bazë të nenit 389 të K.Pr.Penale heqjen e masës së sigurimit “Arresti në burg” të caktuar ndaj të pandehurit me vendimin Nr.192, datë 26.12.2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.
14. Pushimin e akuzës në ngarkim të të pandehurit Maridian Sulaj (alias Meridian Sulaj) për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal (për episodet e zhvilluara në Itali me datë 25.10.2013, 27.02.20214, 29.07.2014 dhe 08-09.05.2015), parashikuar nga neni 283/a paragrafi i parë, 28 pika 4 dhe 334 pika 1 të K.Penal për shkak se në bazë të nenit 387 pika 1 dhe 328 pika 1, gërma “e” të K.Pr.Penale, ndjekja penale nuk duhet të vazhdonte pasi me vendim të formës së prerë i pandehuri Maridian Sulaj është dënuar për të njëjtin fakt penal.
15. Pushimin e akuzës në ngarkim të të pandehurit Maridian Sulaj për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i 2 të K.Penal për shkak se në bazë të nenit 387 pika 1 dhe 328 pika 1, gërma “e” të K.Pr.Penale, ndjekja penale nuk duhet të vazhdonte pasi me vendim të formës së prerë i pandehuri Maridian Sulaj është dënuar për të njëjtin fakt penal.
16. Në bazë të nenit 389 të K.Pr.Penale heqjen e masës së sigurimit “Arresti në burg” të caktuar ndaj të pandehurit me vendimin Nr.192, datë 26.12.2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.
17. Në bazë të nenit 190, pika 1, gërma “a” e K.Pr.Penale dhe neni 36 të K.Penal, prova materiale e sekuestruar, mjet lundrues gomone, me mbishkrimin “Ëave”, mbi të cilin ndodhej një motorr bashkë me karelin metalik, i cili kishte të montuar dy goma, të konfiskohen dhe të kalojnë në favor të shtetit.
18. Shpenzimet proceduriale në fazën e hetimeve paraprake si dhe shpenzimet gjyqësore i ngarkohen të pandehurve të deklaruar fajtor në mënyrë solidare.
19. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar.
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka ankimuar masën...
Mbledhja e Këshillit të Mandateve për mandatin e Ballukut ...
Mali i Zi dhe Shqipëria janë të parët në radhë për anëtarë...
Gazetari Mentor Kikia ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me ...
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka bërë një deklaratë të...
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari tha sot në Kuvend...
Ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari deklaroi në Kuvend...
Deputeti i opozitës, Bujar Leskaj ka kritikuar ashpër në K...
Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për...
Gazetari Mentor Kikia ka reaguar përmes një postimi në rrj...
CNA ka siguruar pamjet e konfliktit para gjykatës së Tiran...
Gjykata e Tiranës ka zbutur masat e sigurisë për 19 protes...
Tensione në Gjykatën e Tiranës. Një person është konfliktu...
Gjykata e Tiranës ka vendosur zbutjen e masës së sigurisë ...
Ambasada Amerikane në Tiranë ka ndarë sot një përkujtesë n...
Gjykata Kushtetuese nuk merr vendim për ankimimin për pezu...
Sokol Shehaj deri ditën e djeshme mbante detyrën e nëndrej...
Gjykata e Apelit të Posaçëm vendosi lënien në fuqi të vend...
Seanca e çështjes “Gërdeci” ndaj ish-ministrit Fatmir Medi...
Zona e Karavastasë vijon të jetë e përmbytur edhe ditën e ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...