web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkatërrohet aksi që i lidh me Koplikun/ Izolohen prej 5 ditësh 100 banorë të Kamicë-Flakës

7 Janar 2026, 11:14, Aktualitet CNA


Prej pesë ditësh, banorët e fshatrave Kamicë-Flakë, në Bashkinë Malësi e Madhe, vijojnë të jenë të izoluar nga pjesa tjetër e zonës.

Aksi rrugor që i lidhte me qytetin e Koplikut është shkatërruar plotësisht, pasi Përroi i Thatë doli nga shtrati, si pasojë e prurjeve të mëdha nga reshjet e shiut.

Shkatërrohet aksi që i lidh me Koplikun/ Izolohen prej 5 ditësh

Banorët shprehen se përballen çdo sezon me të njëjtin problem, pa një zgjidhje afatgjatë, ndërsa uji vijon të gërryejë tokën dhe të afrohet rrezikshëm pranë banesave.

Banorët u kanë bërë thirrje Bashkisë Malësi e Madhe dhe Forcave të Armatosura që të ndërhyjnë urgjentisht me vendosjen e një ure metalike të përkohshme, si ato që ushtria përdor në raste emergjente.

Shkatërrohet aksi që i lidh me Koplikun/ Izolohen prej 5 ditësh

Banorët kërkojnë një investim serioz nga qeveria shqiptare për ndërtimin e argjinaturës mbrojtëse, për të shmangur përsëritjen e kësaj situate çdo vit. Janë rreth 100 familje që ndodhen të bllokuara aktualisht./CNA





Lajmet e fundit nga