web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Seanca ndaj Metës/ GJKKO pranon kërkesën: Të krijohen kushtet për aksesimin e provave elektronike

5 Qershor 2026, 13:58, Aktualitet CNA

Seanca ndaj Metës/ GJKKO pranon kërkesën: Të krijohen

Seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme për çështjen ndaj ish-presidentit Ilir Meta është shoqëruar me disa vendime të trupës gjykuese.

Gjykata vendosi që SPAK-u të marrë masat e nevojshme për t’i mundësuar mbrojtjes akses në provat elektronike që janë pjesë e dosjes hetimore, duke garantuar kështu shqyrtimin e tyre gjatë procesit gjyqësor.

Nga ana tjetër, u rrëzua kërkesa e Metës për të mos qëndruar në ndarjen e xhamtë gjatë zhvillimit të seancave. Trupa gjykuese nuk e pranoi këtë pretendim, duke lënë në fuqi mënyrën aktuale të paraqitjes së tij në sallën e gjyqit.

Po ashtu u rrëzua kërkesa e Metës për transmetimin live të seancave.

Procesi ndaj Metës vijon në Gjykatën e Posaçme, ndërsa palët pritet të paraqesin argumentet dhe provat e tyre në seancat e ardhshme.





Lajmet e fundit nga