Shtypi i ditës, e mërkurë, 9 tetor 2024/ Njihuni me titujt kryesorë të gazetave
Këtë të mërkurë po ju njohim me disa prej titujve krye...

Rreth 40% e shqiptarëve të punësuar pohuan se kanë ngritur ose mbajtur objekte të rënda, ngarkesa ose njerëz, pa ndihmën e një makinerie, në vitin 2023.
Kjo është më shumë se vlerat mesatare në pesë vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor (WB5 37%) dhe BE (34%), evidenton Anketa Europiane për Aftësitë dhe Vendet e Punës që u zhvillua për herë në dytë në Shqipëri në vitin 2023.
Rezultatet treguan se burrat kanë shumë më shumë gjasa të përfshihen në detyra të tilla manuale sesa gratë (47% kundrejt 27%), si dhe punëtorët më të vjetër nëse krahasohen me ata më të rinjtë (48% e atyre të moshës 55- 64 vjeç përkundër 28% të atyre të moshës 25-34).
Përdorimi i forcës fizike në vendin e punës është më së shumti një tipar i të punësuarve me arsim të nivelit të ulët (54%) dhe të mesëm (46%), ndërkohë që vetëm 15% e atyre me arsim të lartë deklarojnë se e kanë bërë këtë.
Më shumë se gjysma e punëtorëve në profesionet që lidhen me punë manuale dhe elementare (përkatësisht 53% dhe 50%) i përgjigjen në mënyrë pozitive kësaj pyetjeje, krahasuar me 30% të atyre në profesione gjysmë të kualifikuara dhe 18% të atyre në profesione të kualifikuara.
Ngritja e objekteve dhe ngarkesave është gjithashtu më e zakonshme te të anketuarit që punojnë në bujqësi ose industri (50%), 36% të atyre që punojnë në shërbime dhe 22% e të anketuarve nga sektori publik, arsimi apo shëndetësia.

Tre në dhjetë (29%) shqiptarë të anketuar raportojnë se punojnë në një mjedis me nxehtësi ose temperatura shumë të ftohta, kimikate ose pjesë të rrezikshme, afërsisht në linjë me mesataret e BE- së (27%) dhe WB5 (32%).
Për më tepër, afër gjysma (46%) e shqiptarëve thonë se përdorin ose lëvizin duart ose gishtat për të kapur, manipuluar ose montuar saktësisht objektet (përjashtuar miun kompjuterik, shtypjen në tastierë ose shkrimin e dorës), afërsisht në përputhje me mesataren e WB5 (51%), por dukshëm më shumë se në BE-27 (38%).
Një pakicë e shqiptarëve përdorin makineri të kompjuterizuar. Rreth një në pesë (21%) shqiptarë thonë se përdorin makineri të kompjuterizuar, krahasuar me gati katër në dhjetë (39%) në BE, dhe tre në dhjetë (28%) në WB5.
Pak më shumë se një në dhjetë (12%) e të anketuarve në Shqipëri thonë se përdorin pajisje dixhitale të dorës si monitorë ose skanerë që përdoren për kontrollin e stokut dhe përpunimin e porosive, krahasuar me dyfishin e kësaj shifre (26%) nëpër BE-në dhe rreth një në pesë (17%) në WB-5.
Vetëm (1%) tregon se punon me robotë ose përdorën printerët 3D (6%). Një përqindje e ngjashme e të anketuarve (5%) raportojnë se punojnë me makineri kompjuterike të kontrolluara numerikisht (CNC), për shembull si torno ose frezë (9% në BE, 5% në WB5) dhe 2% tregojnë se përdorin operatorë logjikë të programueshëm (OLP-t) (8% në BE dhe 3% në WB5./ Monitor.al
Këtë të mërkurë po ju njohim me disa prej titujve krye...
Nënkomisioni “Për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë t...
Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i rekomandoi të mart...
Rreth një vit e gjysmë ka zgjatur për Loina Priftin emërim...
Në bazë të parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtara...
Vetëm pak javë pasi e futi në listën e projekteve me rëndë...
Përfaqësuesit e Ballkanit Perëndimor Gjashtë miratuan Dekl...
CNA mbrëmjen e kaluar publikoi një video e cila tregonte n...
Ditën e enjte, më 10 tetor do të inaugurohet xhamia e Nama...
Mbledhja e Këshillit Bashkiak është shoqëruar me protestë ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka bërë një denoncim, ku tr...
Anëtarët e Këshillit Bashkiak të PD-së kanë protestuar në ...
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar dy vite burg për ish-Sekre...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, ka komentuar fa...
Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja, pas 5 orësh,...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të martë disa pamj...
Rrjeti "SafeJournalists" dhe "Media Freedom Rapid Resp...
Komisioni Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi është ...
Policia ka njoftuar se për shkak të protestës së mbrëmjes ...
Dalin pamjet nga protesta e mbrëmjes së djeshme, ku një ef...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...