web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama vendosi sot “kokëposhtë” zgjidhjen e mungesës së mjekëve/ Shehu: Një demagogji mbi çdo absurd

18 Tetor 2022, 11:55, Aktualitet CNA
Rama vendosi sot “kokëposhtë” zgjidhjen e mungesës
Tritan Shehu

Pas përfundimit të takimit të kryeministrit Edi Rama me rektorët e universiteteve, lidhur me problematikat e arsimit në kuadër edhe të bojkotit të mësimit nga pedagogët, ka reaguar pedagogu Tritan Shehu. 

Përmes një statusi në "Facebook", Shehu i kundërpërgjigjet Ramës, duke u shprehur se kryeministri po e vendos me "kokëposhtë" zgjidhjen e mungesës së mjekëve.

Në argumentin e tij Shehu shprehet se Shqipëria ka mungesë të theksuar të stafit mjekësor, duke listuar kështu disa arsye se përse ndodh kjo. 

"--Mjekët kanë nevojë për dinjitet në punën e tyre, jo për pranga ne duar.

--Mjekët duhet të stimulohen e financohen për tu kualifikuar pa ndërprerje, të azhornohen me zhvillimet shkencore e profesionale.

--Te kenë ambjentet e teknologjinë për të vënë në shërbim të pacientit dijet e tyre.

--Të kenë një sistem shëndetesor të mirë menaxhuar të drejtuar nga njerëz të kualifikuar e jo nga emisarë, që nuk i lidh asgje me sistemin shëndetesor.

--Mjekët kanë nevojë për burime financiare të përshtateshme, jo për tu bërë të pasur, por për atë, që është e domosdoshme për një jetë dinjitoze dhe produktive.

--Pagesat në institucionet publike janë ofenduese, më të ultat në Kontinent, edhe nën Kosovën.

--Sistemin publik kjo qeveri e ka katandisur kaq keq, sa ajo çfarë e mban “gjallë” atë është vetëm pasioni i mjekëve e personelit, si dhe interesi i tyre për pagesa “extra”."- shkruan Shehu. 

 

Statusi i plotë:

Rama vendos sot “kokëposhtë” zgjidhjen e mungesës së mjekëve!

Një demagogji mbi çdo absurd, deklarata e Rames per mjekët.

“Nuk kemi mungesë mjekësh”-thotë.

Në fakt kemi një mjek për 1000 banore, vendi me numrin më të ulët në Kontinent.

Kur mesatarja europiane është reth 4,5.

Jemi vendi me numrin më të ulët të specializanteve post universitar.

Rama harron se mjeku bëhet mjek mbasi mbaron edhe specializimin, qoftë edhe për mjek familje.

Dhe mbi gjysma e specializanteve në Shqipëri paguajnë nga xhepi i tyre e nuk marrin asnjë qindarkë për punën që bëjnë, siç ndodh kudo ne institucionet publike.

Më tej ai bën dhe një deklaratë anti kushtetuese, “nuk do tu jape diplomen deri sa të kenë kthyer shpenzimet e shkollimit”.

Absurde kjo, ndesh me çdo të drejtë universale- studenti merr diplomën kur përfundon ciklin e studimit, ky eshte ligji e parimi.

Dhe studentet e mjeksisë paguajnë jo pak gjatë studimit, edhe ne fakultetin publik!

Politika “kokëposhtë” këto, që nuk rregullojnë asgjë, por vetëm do të degradojnë më tej sistemin tonë shëndetësor të “kalbur”, kur:

--Mjekët kanë nevojë për dinjitet në punën e tyre, jo për pranga ne duar.

—Mjekët duhet të stimulohen e financohen për tu kualifikuar pa ndërprerje, të azhornohen me zhvillimet shkencore e profesionale.

--Te kenë ambjentet e teknologjinë për të vënë në shërbim të pacientit dijet e tyre.

--Të kenë një sistem shëndetesor të mirë menaxhuar të drejtuar nga njerëz të kualifikuar e jo nga emisarë, që nuk i lidh asgje me sistemin shëndetesor.

--Mjekët kanë nevojë për burime financiare të përshtateshme, jo për tu bërë të pasur, por për atë, që është e domosdoshme për një jetë dinjitoze dhe produktive.

Pagesat në institucionet publike janë ofenduese, më të ultat në Kontinent, edhe nën Kosovën.

Sistemin publik kjo qeveri e ka katandisur kaq keq, sa ajo çfarë e mban “gjallë” atë është vetëm pasioni i mjekëve e personelit, si dhe interesi i tyre për pagesa “extra”.

Dhe Kryeministri vazhdon më tej me absurditete duke akuzuar Gjermaninë… për atë që ai po bën “kokëposhtë”, apo akoma më keq:

Do t’i kërkojë dhe dëmshperblime asaj!!!

Qesharake kjo!/CNA.al





Lajmet e fundit nga