Çmenduria e një avokati të pandehur
Plarent Ndreca na qenka bërë sot autor i një zbulimi epoka...
Plarent Ndreca na qenka bërë sot autor i një zbulimi epoka...

Tregu i pensioneve private vullnetare kaloi kufirin e 41 mijë anëtarëve në tremujorin e dytë të këtij viti.
Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), në mesin e vitit 2024 numri i anëtarëve të fondeve arriti në 41 344 anëtarë, një rritje me 8.3% që nga fillimi i këtij viti dhe me 10% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Numri i individëve pjesëmarrës në fondet private të pensioneve po rritet me ritme të qëndrueshme në dekadën e fundit dhe është në nivelet më të larta historike. Megjithatë, depërtimi i pensioneve private ngelet në nivele mjaft modeste.
Individët që kontribuojnë për një pension privat përbëjnë afërsisht 3.1% të numrit të përgjithshëm të të punësuarve në vend (sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga INSTAT të tremujorit IV 2023).
Vlera e aseteve neto të fondeve të pensionit në fund të muajit qershor të këtij viti arriti në 7.3 miliardë lekë, në rritje me 8.3% që nga fillimi i vitit dhe me 17.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Asetet e fondeve të pensioneve janë të investuara kryesisht në obligacione të qeverisë shqiptare. Për nga vlera e aseteve, tregu i fondeve private ngelet ende segmenti më i vogël i tregut financiar në Shqipëri.
Ligji i ri “Për fondet e pensionit privat”, që hyri në fuqi në fund të vitit të kaluar, ka sjellë rritje të ndjeshme të incentivave fiskale për kontributet në fondet private të pensioneve.
Me ligjin e mëparshëm, kufiri maksimal për lehtësitë tatimore mbi kontributet në pensione private, është vlera më e vogël, që del nga krahasimi i shumës 200 mijë lekë dhe 15% të të ardhurave vjetore bruto të anëtarit.
Sipas ligjit të ri, kufiri maksimal mujor i përjashtimit tatimor është rritur në nivelin e pagës minimale të miratuar, që ka arritur në 40 mijë lekë në muaj.
Me nivelin aktual të pagës minimale, shuma e kontributeve e përjashtuar nga tatimet arrin në 480 mijë lekë në vit. Edhe kontributet e pensionet privat të derdhura nga punëdhënësi në favor të punëmarrësit do të përjashtohen nga tatimi në të njëjtën masë.
Ligji gjithashtu parashikon që pensionet të mos tatohen në përfitim për pjesën e kontributeve, por vetëm për kthimin nga investimi, me kusht që tërheqja të bëhet me pagesa mujore të shtrira në të paktën dy vite dhe jo në mënyrë të menjëhershme, pas përmbushjes së kushteve ligjore për përfitimin e pensionit privat.
Në fund të tremujorit të dytë, në tregun e pensioneve private ishin aktive gjashtë fonde të pensioneve private, që administrohen nga katër shoqëri administruese.
Sipas numrit të anëtarëve, aktori më i madh në treg është Credins Pension, me rreth 46.09% të numrit të përgjithshëm të anëtarëve, i ndjekur nga Sigal Pension me 32.06%, Albsig Pension me 10.29%, Raiffeisen Pension me 10.21%, Smart Pension, me 1.07% dhe Sigal Pro, me 0.29%.
Për nga vlera e aseteve neto, fondi më i madh është Sigal Pension me 40.46% të totalit, i ndjekur nga Credins Pension, me 30.47%, Raiffeisen Pension, me 20.76%, Albsig Pension me 7.78%, Smart Pension, me 0.5% dhe Sigal Pro, me 0.04%./Monitor
Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emerg...
Të enjten e 29 gushtit pritet të zhvillohet protesta e 23-...
Zoti ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, vendosa...
Gati një vit pas përfundimit të Censit 2023, INSTAT nuk po...
"Daily Mail" ka publikuar një shkrim për vrasjen e Ard...
Këtë të mërkurë po ju njohim me disa prej titujve krye...
Situatë e vështirë nga zjarret në malin e Velës në Lezhë. ...
Ekspertja e Ekonomisë Brisida Shehaj ka folur për hetimet ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë mbr...
Në Tiranë, këshilli për legjislacionin vendosi sot të kërk...
Sezoni i ri nis me ndryshime në emisionin investigativ "Fi...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ka p...
Çështja e eksportit të një sasie mbetjesh industriale nga ...
Konfindustria Shqiptare ka reaguar në lidhje me skanda...
CEO i “MESSE Berlin”, Mario Tobias, së bashku me drejt...
CNA ka siguruar dosjen hetimore të Prokurorisë së Fire...
Në mbrëmjen dy ditëve më parë ne Palasë sipas policisë...
Detaje të reja kanë dalë nga sherri masiv që ndodhi mb...
Ministria e Mbrojtjes njofton se gjatë 24 orëve të fundit ...
25-vjeçari Darmen Keli, i cili dyshohet si autor i vrasjes...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...