Veliaj vijon skemat/ Përdor avokatin e pandehur për të shtyrë seancën
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj mbi ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj mbi ...

Çështje të sigurisë së brendshme dhe të migracionit të paligjshëm do të jenë në fokus të konferencës së parë ministrore të Ballkanit Perëndimor të enjten, më 20.10. në Berlin. Krahas ministrave të Brendshëm të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në konferencë do të marrin pjesë edhe përfaqësues të dhjetë vendeve të tjera pjesëmarrëse në Procesin e Berlinit, si Franca, Britania e Madhe, Italia, Austria, Sllovenia, Bullgaria, Polonia, Greqia, Kroacia, si edhe Çekia, si përfaqësuese e presidencës së radhës së BE-së, bëri të ditur të mërkurën në Berlin zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme gjermane, Maximillian Kail. E ftuar në takim është edhe komisionierja e BE-së për Çështje të Brendshme, Ylva Johannson.
Më shumë presion ndaj Serbisë
Megjithëse konferenca zhvillohet në kuadër të Procesit të Berlinit, në fokus të saj priten të jenë flukset e migracionit të paligjshëm, me të cilat përballet aktualisht Gjermania. Rreth 400 emigrantë në ditë kapen nga Policia Federale gjermane duke hyrë në mënyrë të paligjshme në Gjermani, tha zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme Kail. Sipas tij, shumica vijnë nëpërmjet Çekisë dhe Austrisë, kështu që ekspertët dyshojnë se këtu luan një rol të madh i ashtuquajturi Itinerar i Ballkanit. Autoritetet gjermane janë të mendimit se këtu luan rol edhe politika liberale e vizave të Serbisë ndaj 25 shteteve, për qytetarët e të cilëve BE kërkon viza. Kail tha se Gjermania po kërkon që Serbia ta ndryshojë sa më shpejt politikën e vizave: "Serbia ka thënë se do ta ndryshojë këtë në fund të vitit, por për ne ka rëndësi që kjo të ndodhë sa më shpejt”, tha zëdhënësi. "Shtetasit e 25 vendeve që nuk lejohen të udhëtojnë pa vizë në BE, mund të hyjnë pa vizë në Serbi, dhe ky është një shkak për rritjen hyrjeve të paligjshme.”

Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Punëve të Brendshme gjermane, shumë syresh kërkojnë azil në Gjermani, e cila vetë po përballet me një fluks të madh refugjatësh nga Ukraina: "Situata e refugjatëve në Gjermani është shumë e tensionuar. Mbi një milionë kanë ardhur nga Ukraina, prandaj edhe duam ta luftojmë fenomenin e migracionit të paligjshëm”, tha zëdhënësi i ministrisë. Sipas ministrisë gjermane të punëve të brendshme në takim do të flitet edhe për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Në fakt, shkaku kryesor i mbledhjes së ministrave të Punëve të Brendshme është përgatitja për Samitin e Procesit të Berlinit, që pritet të zhvillohet më 3 nëntorit në Berlin. Kancelari gjerman Olaf Scholz dëshiron që t'i japë një impuls të ri nismës së kancelares Angela Merkel. Procesi i Berlinit synon të avancojë afrimin e shteteve me BE-në, duke kontribuar në përmirësimin e situatës ekonomike dhe promovimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Po në kuadër të Procesit të Berlinit, të premten, më 21.10. 22 do të zhvillohet, në të njëjtin format konferenca e ministrave të jashtëm. Sipas zëdhënësit të ministrisë gjermane të punëve të jashtme, Christofer Burger, takimi i ministrave të jashtëm ka të bëjë veçanërisht me marrjen e hapave konkretë për përmirësimin e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht me synimin për krijimin e një Tregu të Përbashkët Rajonal.” Tema të tjera përfshijnë sigurinë energjetike dhe axhendën e përbashkët të gjelbër. Dy tema këto që do të trajtohen edhe në ministerialin e tretë të ministrave të energjisë, në të njëjtin format, të hënën, më 24.10. po në Berlin.

Sipas burimeve të DW nga qarqe të ndryshme diplomatike, shpresohet që në këtë samit të arrihet progres për së paku tre prej katër marrëveshjeve të dakordësuara që në Samitin e Sofjes, në nëntor të vitit 2020: Lëvizja e lirë me karta identiteti e shtetasve të Ballkanit Perëndimor, njohja e diplomave të shkollave të larta, si edhe njohja e kualifikimeve për tri profesione, mjekët, stomatologët dhe arkitektët. Marrëveshja e katërt, e cila synon të rregullojë lëvizjen e lirë të qytetarëve nga vende të treta, por që janë rezidentë në rajon, sipas burimeve, ka nevojë ende për dakordësim.
Marrëveshja e vetme e dalë nga Procesi i Berlinit dhe që ka sjellë rezultate të dukshme, është ajo e heqjes së tarifave roaming mes vendeve të rajonit. Marrëveshjet e tjera kanë dështuar sidomos për shkak të faktit që dy vende të rajonit, Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina nuk e njohin Kosovën si shtet të pavarur. Paralelisht me konferencat në nivel ministror, po zhvillohen edhe një sërë aktivitetesh të tjera të shoqërisë civile./DW
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kaluar në Tir...
Pedagogët do të mbajnë sot protestë kombëtare në orën 11.0...
Një emigrant shqiptar ka treguar për mediat peripecitë...
Një i ri shqiptar që punon në një “shtëpi bari”, ka tr...
I dërguari i Posaçëm i ShBA-ve për Ballkanin Perëndimo...
Gazetari Eni Ferhati ka zbuluar numrin e “shtëpive të ...
Aktori me famë botërore dhe origjinë shqiptare, Jim Be...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka folur në pë...
Ish deputeti i PD-së, Muslim Murrizi, ka deklaruar se ...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka bërë avoka...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka dhënë pak më...
Kryeministri Edi Rama, i është përgjigjur kreut të sin...
Pas raportimit të CNA.al për çmimin stratosferik të dr...
Gjykata e Lartë nuk ka pranuar rekursin e paraqitur ng...
Kreu i sindikatës së pedagogëve, Sandër Kovaçi, ka reaguar...
SPAK-u ka lexuar sot pretencën ndaj kryebashkiakut të ...
Edi Rama e ka trumbetuar sot Gjirokastrën si “parajsë” për...
Kujtim Gjuzi, kryetari i Partisë Konservatore, i ftuar sot...
Kujtim Gjuzi, kryetari i Partisë Konservatore, ka thënë se...
Këshilli i Mandateve, ka nisur mbledhjen, ku po diskutohet...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...