web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ngec në vetting zyrtari i policisë/ Shkarkohet Theodhori Gravani

26 Janar 2024, 16:03, Aktualitet CNA
Ngec në vetting zyrtari i policisë/ Shkarkohet Theodhori Gravani
Foto ilustruese

Ish-drejtori i shërbimeve mbështetëse në DPPSH, Theodhori Gravani, ka ngecur në procesin e vetting-ut në Polici.

Agjencia e Mbikëqyrës Policore ka vendosur moskonfirmimin në detyrë të Theodhori Gravanit.

Aktualisht ai mbante pozicionin e Drejtorit të Drejtorisë së Bashkëpunimit Ndërkombëtar në Departamentin për Marrëdhëniet Ndërkombëtare.

Seanca e vlerësimit është mbajtur pa prezencën mediatike.

Deri më tani nuk ka një njoftim nga AMP në lidhje me shkarkimin nga detyra të Gravanit, ndërsa pritet që ky institucion të japë detaje mbi arsyet që "ngecën në rrjetën" e vetting-ut zyrtarin e policisë.





Lajmet e fundit nga