GJKKO gjobit avokatin e pandehur të Erion Veliajt
GJKKO ka gjobitur avokatin e pandehur të kryebashkiakut të...
GJKKO ka gjobitur avokatin e pandehur të kryebashkiakut të...

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për situatën e përmbytjeve. Sipas tij gjithçka është nën kontroll dhe të gjitha strukturat janë në gatishmëri.
“Drejtues e ministra respektivë ndodhen në terren, në krye të detyrës ditë-natë, por vijon paralelisht edhe përmbytja e kanaleve të komunikimit mediatik me shpifje, akuza e spekullime të llojllojshme”, shkruan ndër të tjera Rama.
Reagimi i plotë:
Në krye të detyrës (mes prurjeve të shiut të dhe të llumit).
Teksa të gjitha strukturat, nga forcat e emergjencave civile, trupat ushtarake, policia e shtetit, punonjësit e sistemit energjetik, drejtues e ministra respektivë ndodhen në terren, në krye të detyrës ditë-natë, vijon paralelisht edhe përmbytja e kanaleve të komunikimit mediatike me shpifje, akuza e spekullime të llojllojshme.
Prurja më e madhe e dizinformimit vjen lidhur me importin e energjisë.
E vërteta është se KESH ka vendosur të importojë energji elektrike sipas procedurës së datës 11 Nëntor, sepse nga të gjitha parashikimet e motit, situata e reshjeve pritej të intensifikohej vetëm në mesditën e datës 20 Nëntor dhe nëse nuk do të ishte importuar, rezerva energjetike do të ishte në minimalen historike, duke rrezikuar vetë furnizimin normal me energji.
Sasia e reshjeve rezultoi në nivele ekstreme me vlera rekord në basenet e Komanit e të Vaut të Dejës - 150% e parashikimit sipas modeleve ndërkombëtare të analizës së motit!
Vetëm në Theth në 12 orë kanë rënë mbi 400 mm shi me intensitet pik deri në 50 mm/orë. Kjo sasi reshjesh u përkthye në prurje që arritën deri në 4000 m3/sek në lumin Drin, ku vetëm në liqenet e Komanit e Vaut të Dejës prurjet anësore shkuan deri 3500 m3/sek.
Në këto kushte, qysh në datën 19 Nëntor u morën masat sipas protokolleve përkatëse, duke hapur portat e shkarkimit për të krijuar mundësi akumuluese në të dy këta liqene dhe duke garantuar sigurinë e digave.
Aktualisht punojnë të 9 agregatët e Komanit dhe Vaut të Dejës dhe sërish shkarkohet për shkak të prurjeve të papërballueshme.
Por, duke shkarkuar në mënyrë të kontrolluar, KESH ka siguruar që efekti i reshjeve në zonën e nën Shkodrës të mos ketë mbivendosje! Përkundrazi, e ka zhvendosur me disa orë efektin e Drinit në të gjithë kombinimin e prurjeve në këtë zonë (ku shkarkon Buna, Kiri, Gjadri, Moraça etj). Kjo zhvendosje me disa orë e efektit të lumit Drin ka bërë të mundur uljen e pikut të prurjeve maksimale në këtë zonë, duke e ulur nivelin maksimal të ujit.
Për të mos e përkeqësuar situatën, të gjitha prurjet në basenin e sipërm të kaskadës, të cilat vijnë nga Drini i Zi dhe i Bardhë, po akumulohen prej ditësh në Liqenin e Fierzës (me aftësi mjaft të mëdha akumuluese) duke mbajtur prodhimin 0 MW.
Në këtë mënyrë përmirësohet edhe rezerva energjetike dhe mbetet keqardhja e madhe për prurjet e llumit të gjysëm të vërtetave, të cilat janë edhe gënjeshtrat më të mëdha mbi pasqyrat e (diz)informimit publik./CNA.al
A e përdor 'Ndrangheta' luftën për të bërë biznes? “Unë ...
Këshilli i lartë i Prokurorisë ka nisur diskutimin për ver...
Qarku i Shkodrës është një nga qarqet kur situata paraqite...
Policia njofton se janë gjetur babai dhe djali që rezulton...
Zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe E...
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krif...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publi...
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministrja e Infrastru...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me situatën...
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka përmendur Sh...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publi...
Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar në Elbasan, një organizat...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka dhënë informaci...
Policia ka dalë me një njoftim për mediat në lidhje me...
Ola Xama dhe Alabbar. Krahasim që nuk duhet bërë, p...
Ditën e sotme vendi është mbërthyer nga reshje të shum...
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Bardh Spahia ka reaguar l...
Presidenti Bajram Begaj në një telefonatë me Prefek...
Gazetari Albert Vataj ka përkujtuar të ndjerin Sokol O...
Kjo fundjavë ka pasur intesitet të lartë reshjesh, që për ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...