EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...

Marklen Haka, anëtari i ‘Bandës së Niklës’, i cili arrestua të enjten gjatë një aksioni në Nikël të Fushë-Krujës, pas arrestimit u dërgua në Drejtorinë e Policisë Tiranës.
Këmbëzbathur dhe nën pranga, në këtë institucion, ai është përballur dje me kryepolicin Tonin Vocaj, që po dilte nga ndërtesa.
Në pamjet e publikuara, ai duket se është duke i thënë diçka Vocajt, por nuk kuptohet se çfarë i ka komunikuar. Vocaj ka tundur kokën dhe më pas ka takuar efektivë të tjerë, ndërsa “i forti i Niklës” është shoqëruar brenda në drejtori.
Marklen Haka nuk është një emër i panjohur për Policinë e Shtetit. Në skedarët e policisë 33-vjeçari rezulton i arrestuar disa herë për vepra të ndryshme penale, ndërkohë që ka qenë objektiv i dy sulmeve me armë.
Mbi të rëndojnë veprat penale "Vrasja me paramendim", "Grup i strukturuar kriminal", dhe "Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale", "Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje", "Grup i strukturuar kriminal", dhe "Pjesmarrje në grup të strukturuar kriminal", "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal.
Haka i ka shpëtuar edhe një atentati në vitin 2019, ku mbeti e vrarë halla e tij, 50-vjeçarja Shpresa Basha, e cila mbrojti nipin me trupin e saj.
Marklen Haka ka përfunduar për herë të parë në pranga kur ishte 20 vjeç, i dyshuar për një vepër të rëndë penale, atë të vrasjes.
Ai u arrestua më 29 qershor të vitit 2011, i dyshuar nga Prokuroria e Tiranës si autori i vrasjes së biznesmenit N.Z, mbrëmjen e 13 qershorit të po atij viti, në një nga baret tek ish-Blloku në kryeqytet.
Më 12 shtator të vitit 2018, Marklen Haka u arrestua bashkë me të atin e dy persona të tjerë, në operacion e bujshëm, gjatë të cilit forcat speciale rrethuan Niklën dhe disa fshatra të tjera të Krujës, duke shoqëruar dhjetëra persona, por që arriti të gjente vetëm disa armë pa leje. Në lidhje me këtë arrestim, Haka u dënua me 1 vit heqje lirie.
Me një vendim të datës 9 prill 2019, Gjykata e Krujës e dënoi Hakën me 1 vit e gjysmë burg, por me gjykim të shkurtuar ai u dënua përfundimisht me 1 vit heqje lirie. Dënim që e përfundoi në korrik të 2019./CNA
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, ka njoftuar nëpërmje...
Gjykata e Durrësit ka vendosur këtë të shtunë masat "a...
Shqipëria, e kthyer në një destinacion viral gjatë vit...
Këtë të shtunë po ju njohim me disa prej titujve kryes...
Kampionati i tetë Evropian i Paragliding-ut FAI 2024 do të...
Motra e Egli Progës, i cili u vra në Pogradec, Jonida ...
Ermal Onuzi emërohet kreu i ri i Gardës së Republikës. Onu...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në fjalën e tij në mbledhjen e...
Gazetari Bledi Strakosha ka reaguar pas dorëheqjes së drej...
Moderatorja e njohur, Alketa Vejsiu, ka reaguar për do...
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka reaguar pas arres...
Pas dorëheqjes së kreut të Policisë së Shtetit, Muhame...
Radhë kilometrike automjetesh në pikën kufitare të Morinës...
Drejtori i i Drejtorisë së Përgjithshme Detare, Paulin...
Driant Zeneli, drejtor i “Harabelit”, ka kërcënuar në ...
Dorëheqja e Alfred Pezës si Drejtori i Përgjithshëm i ...
Moderatorja e njohur, Alketa Vejsiu, ka reaguar për do...
Ambasada amerikane ka reaguar për komisionin që do të ...
Protesta e sotme para Bashkisë së Tiranës ka zgjatur m...
Policia e Tiranës, me rastin e fillimit të vitit të ri...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...