Çmenduria e një avokati të pandehur
Plarent Ndreca na qenka bërë sot autor i një zbulimi epoka...
Plarent Ndreca na qenka bërë sot autor i një zbulimi epoka...

Në Ditën e Mësuesit një tjetër shkollë e re hap dyert për nxënësit, shkolla 9-vjeçare “26 Nëntori” në zemër të Tiranës.
Në ceremoninë e përurimit të shkollës së re, e financuar nga BE-ja, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, theksoi rëndësinë e investimeve në infrastrukturën arsimore dhe në zhvillimin profesional të mësuesve.
Ajo tha se shkolla “26 Nëntori” është një dëshmi e qartë e angazhimit të qeverisë për të ngritur cilësinë e arsimit në Shqipëri, duke përmendur edhe hapjen e 40 kantiereve të reja.
“Këtë vit ne do të hapim 40 kantiere të reja të shkollave në bashki të vendit, duke mundësuar që jo vetëm të kemi shkolla më të forta, më të mira, moderne, por nga ana tjetër të kemi edhe struktura ku mësimi zhvillohet në një tjetër standard dhe cilësi, falë edhe investimeve që jemi duke bërë”, tha Manastirliu.
Ministrja shtoi se zhvillimi profesional i mësuesve dhe rritja e pagave janë prioritete kyçe për të nxitur një arsimim cilësor dhe për të mbështetur mësuesit në misionin e tyre të rëndësishëm.
“Nëse infrastruktura ka rëndësinë e saj, patjetër që zhvillimi profesional i mësuesve ka një rëndësi maksimale. Jemi në prag të hapjes së një Programi Kombëtar të Trajnimit dhe Zhvillimit Profesional të Mësuesve ku jemi duke ecur në disa dimensione.
E para, në trajnimin dhe edukimin e mësuesve duke filluar nga mësuesit e ciklit fillor, te mësuesit e gjuhës, matematikës dhe shkencave.
4 mijë mësues do të trajnohen brenda këtij viti, e më tej në vitin që vjen, 15 mijë mësues do t’i nënshtrohen procesit të edukimit në vazhdim, por edhe të trajnimeve specifike për metodat më efektive të mësimdhënies. Do të kemi një sistem të ri të karrierës për mësuesit, duke filluar edhe me një tjetër shkallëzim të kualifikimeve të mësuesve dhe duke u dhënë mundësinë atyre që në kuadër të kualifikimeve edhe të mbështeten financiarisht”, deklaroi Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.
Te mbështetja financiare ministrja u ndal te rritja historike e pagave për mësuesit duke e konsideruar domosdoshmëri për të rritur cilësinë e mësimdhënies, por edhe për të rritur interesin e të rinjve për të zgjedhur mësuesinë.
“Rritja e pagave është një domosdoshmëri për mbështetjen e mësuesve, për të rritur cilësinë e mësimdhënies, por edhe për të bërë një tjetër hap drejt rritjes së interesit të të rinjve për të zgjedhur mësuesinë. Portali 'Mësues për Shqipërinë' ka arritur të garantojë transparencë maksimale dhe meritokraci në punësimin e mësuesve, por unë jam e bindur që çdonjëri prej jush që ka ardhur përmes portalit ka sugjerime, të cilat lidhen direkt me proceset e licencimit dhe hyrjes së portal. Për këtë arsye jemi duke u përpjekur për të shkurtuar kohën e pritjes për mësuesit, për t’u futur në punë dhe nëpërmjet proceseve elektronike të aplikimit për licencimin dhe për punësimin e mësuesve po reduktojmë minimumi 6 muaj pritje për mësuesit për t’u futur në sistemin arsimor dhe për të punuar në sistemin tonë arsimor”, tha ministrja e Arsimit dhe Sportit nga shkolla e re “26 Nëntori” në Tiranë, e cila tani ka një infrastrukturë të avancuar që përfshin 20 klasa, 3 laboratorë të reja IT, Kimi, Fizikë, një palestër dhe dy fusha sportive.
Në ceremoninë e përurimit të shkollës “26 Nëntori” ishin të pranishëm dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përfaqësues të Bashkimit Evropian, mësues, nxënës dhe të ftuar të tjerë.
Për mësuesit e kësaj shkolle ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, kishte përgatitur dhe një dedikim të veçantë duke uruar të gjithë mësuesit, me lule si shenjë mirënjohjeje për kontributin e tyre të çmuar në edukimin e fëmijëve në këtë 7 Mars./ CNA
Reshjet e dendura të shiut që kanë nisur që prej mbrëm...
Një sondazh i kryer nga “Monitor” në faqen e internetit dh...
Ish-këshilltari i familjes mbretërore, Murat Basha, në...
Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për ‘Dhunë në Familj...
Ushtaraku i lartë, Dritan Demiraj, ka shprehur mbështetje ...
Një stuhi shumë e fortë ere, shiu dhe breshëri përfshiu në...
Këtë të enjte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Gazetari Artan Hoxha ka folur për masakrën e Peshkëpisë ku...
Gazetari Artan Hoxha ka komentuar ngjarjen e bujshme që ka...
Sonte në Opinion po diskutohet mbi videon e bujshme të...
Demorkati i famshëm nga Korça, Ilir Vrenozi ka reaguar pas...
Agron Gjekmarkaj ka folur si ushtari i Lulzim Bashës pasi ...
Ministrja e Mjedisit dhe Turizmit Mirela Kumbaro dhe kryeb...
Policia ka reaguar pas akuzës së Oborrit Mbretëror se vide...
Zëdhënësi i Princ Lekës, Erion Teliti ka deklaruar se e gj...
Elia Zaharia flet për herë të parë pas sherrit me Princ Le...
Zëdhënësi i Princ Lekës, Erion Telit ka komentuar sher...
Deputeti dhe Sekretari i Marrënieve Ndërkombëtare të Demok...
Partia Popullore Evropiane i ka dërguar një mesazh Shqipër...
Sot në Këshillin e Ministravve është marrë vendimi për emë...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...